Futboll Sport

SFIDA NDAJ ITALISË PËR “KATAR 2022/ Trajneri i Irlandës së Veriut: Do të jetë një ndeshje e vështirë për ne

Irlanda e Veriut përgatitet për një ndeshje historike nesër… për Italinë. Të kaltrit duhet të fitojnë medoemos që të sigurojnë biletën e tyre për në Botëror, ndërsa për vendasit, luhet vetëm për prestigj. Sipas trajnerit Ian Barklou, do të kishte qenë më mirë për ta nëse Italia do të kishte shkuar në Belfast e kualifikuar, pasi kështu do të kishte mundësi më të mëdha që të merrej një rezultat historik.

“Do të kishte qenë më mirë për ne nëse Zhorzhinjo do të kishte shënuar atë penallti. Do të preferoja që të kishin mundur Zvicrën, pasi tani do të vijnë këtu për të fituar. Do të jetë një ndeshje e vështirë për ne, sidomos për shkak të kohës së shkurtër që kemi për ta përgatitur.

Uroj që djemtë t’u gëzohen ndeshjeve si kjo, pasi nuk vijnë shpesh, kemi luajtur kundër Gjermanisë dhe Holandës, por ky është një test i jashtëzakonshëm. Mund të tregojmë atë që vlejmë ndaj kampionëve të Europës. E dimë se kë do të kemi përballë, do të preferoja që ajo penallti të ishte shënuar. Por duam të mundim numrin 1 pasi është diçka që nuk e bëjmë prej shumë kohësh”, tha trajneri sot para gazetarëve

Related posts

ÇMENDURIA E RADHËS/ Kinezi ofron 5 milionë dollarë McGregor, vetëm për të…

Isa.Autor

Ish-mbrojtësi i Milanit mbërrin në Tiranë, pranë marrëveshjes me Kamzën

Sadik.Autor

BARCELONA THYEN “MALLKIMIN”/ Messi dhe “perla” e Suarez likuidojnë Getafen

Delo.autor

Leave a Comment