Futboll

(VIDEO) Mbrojtësi dëshpërohet para kohe dhe braktis aksionin, rivali shënon gol!

Trajneri i njohur italian, Giovanni Trapattoni dikur thoshte: “Mos thuaj mace, nëse nuk e ke futur në thes” (Pak e shumë në shqip është mos u gëzo para kohe). E aplikuar në botën e futbollit ky rregull nuk njeh asnjë përjashtim, as edhe në Angli.

Në fakt, në minutën e 94-t të ndeshjes mes Woking FC dhe Macclesfield Town, episodi kyç i ndeshjes konsumohet në mënyrën më të çuditshme të mundshme. Rezultati ishte i fiksuar në shifrat e barabarta 2-2.

Aksion sulmuesi i Macclesfield nw minutat shtesë me sulmuesin që djeg me shpejtësinë e tij portierin në dalje dhe godet topin drejt portës së boshatisur.

Sakaq, mbrojtësi i Woking Fc, Ferdinand dorëzohet para kohe, duke u dëshpëruar dhe nuk e kupton që topi në fakt ka ngecur në baltën e krijuar pak hapa para vijës fatale të portës dhe nuk hyri në portë.

Mirëpo, më i shkathët dhe i vëmendshëm është treguar sulmuesi kundërshtar Danny Whitehead, i cili ka nxitur për të shtyrë topin drejt rrjetës, duke shënuar kështu edhe golin e fitores.

Një gafë që i dha mundësi Macclesfield të ngjitet në vendin e parë të kategorisë National League. Ndërkaq, edhe Ferdinand u bë shumë i famshëm (ndonëse në aspektin negativ) për një ditë, pasi videoja e golit dhe reagimit të tij qesharak po bën xhiron e rrjetit dhe është parë nga një numër shumë i madh njerëzish në gjithë globin.

Related posts

LARGIMI I ZE MARIAS/ Tifozët shpërthejnë ASHPËR kundër Halilit, FUTI 1X2…

Isa.Autor

ASNJË GOL JASHTË “SHTËPISË”/ Griezmann “ZHDUKET” nëse nuk luan në “Camp Nou”

Delo.autor

BARAZIMI PA GOLA KUNDËR VERONËS/ Lazios nuk i ndodhte prej 65 ndeshjesh!

Delo.autor

Leave a Comment