Futboll Seria A Sport

Çmenduri/ Gattuso ka konsumuar kërmill të gjallë para ndeshjes së Championsit kundër Man United

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, e ka pranuar se e kishte ngrënë një kërmill të gjallë para ndeshjes së 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Unitedit më 2010. Ai thotë ta ketë bërë një gjë të tillë për t’i ulur tensionet në skuadër para një ndeshje aq të rëndësishme.

Milani i Gattusos tani është duke u përgatitur për ndeshjen finale të Kupës së Italisë kundër Juventusit, e cila zhvillohet sonte, pak ditë pasi shoku i skuadrës së tij në atë kohë, Andrea Pirlo, e zbuloi sjelljen e çuditshme të 40-vjeçarit.

Pirlo ka zbuluar se Gattuso e kishte ngrënë kërmillin e gjallë dhe i pyetur nëse kjo është e vërtetë, Gattuso nuk e ka mohuar.

“Kam bërë gjëra më të këqija se ta ha një kërmill të gjallë”, tha Gattuso të martën. “Poenta është se çështje nuk ishte kërmilli, gjithsesi”, tha Gattuso.

“Po e them këtë sepse poenta ime është se në atë moment të caktuar nevojitej diçka për ta prishur situatën e tensionuar, duke qenë se nuk kam probleme të bëj çfarëdo qoftë dhe ne ishim pak orë para ndeshjes ndaj Manchester Unitedit në Ligën e Kampionëve dhe presioni ndaj nesh ishte tejet i madh”, shpjegoi ai.

Ngrënia e kërmillit nuk i ndihmoi kauzës së Milanit në 2010-ten, pasi gjiganti italian u eliminua nga Manchester United me rezultat të përgjithshëm 7-2 pas dy ndeshjeve.

Related posts

Dy skuadra nga Bundesliga shfaqin interes për Xherdan Shaqirin

Sadik.Autor

ISH-PRESIDENTI I CRYSTAL PALACE/ Jordan: Konfirmimi i Solskjaer është shkatërrimi për Man United

Delo.autor

Arsenal shfaq inteser për mbrojtësin e Napolit

Sadik.Autor

Leave a Comment