Futboll Seria A

Gattuso zhgënjehet me ‘vezën e Pashkës’

Drejtuesit e Milanit patën premtuar se rinovimi i Gattusos do të vinte si dhuratë në vezën e Pashkës, por festa kaloi dhe tashmë trajnerit të kuqezinjve i duhet të presë ende për të parë kontratën e re.

“Nëse të gjitha palët nuk janë të bindura plotësisht, atëherë të presim edhe pak”, deklaroi Gattuso në konferencën për shtyp në prag të derbit, duke dhënë të kuptohet se ka mbetur disi i zhgënjyer për rinovimin që ende nuk po vjen.

Kontrata e re mes trajnerit aktual të kuqezinjve dhe Milanit duket se është gati tashmë prej kohësh, por ka qenë pikërisht humbja ndaj Juventusit, ajo që i ka bërë drejtuesit ta mbajnë ende në sirtar.

Në ‘Allianz Stadium’, Allegri fitoi takimin vetëm falë zëvendësimeve, që i dhanë një tjetër marsh lojës, ndërsa Gattuso nuk arriti t’i përgjigjej me të njëjtën monedhë kundërshtarit të tij, duke treguar mungesë të qartë të eksperiencës.

Dyshimi i vetëm i tyre lidhet me aftësinë e Gattusos për ta drejtuar ekipin te suksesi, në ndeshjet ndaj ekipeve të mëdha, ndaj kanë vendosur të shohin edhe disa përballje të tjera direkte, përpara se të marrin vendimin përfundimtar.

Related posts

“VINTE ME TREN DHE U NJOH ME PARTNEREN E TIJ”/ Mësuesi i gjimnazit të Kumbullës: Kishte vullnet e s’mungonte

Delo.autor

ELIMINATORET “EURO 2022″/ Kombëtarja mposht me “POKER” Bullgarinë dhe e mbyll në vendin e parë

Delo.autor

NUK BESOJNË TEK AFTËSITË E SHQIPËTARIT/ Legjenda angleze krahason SHAQIRIN me…

Isa.Autor

Leave a Comment