Futboll Seria A Sport

FAKTORI “IC”/ Milan tremb rivalët me treshen sulmuese. Forcë dhe klas në dispozicion të trajnerit Pioli

Pas stërvitjes së parë, edhe ndeshja e parë. Mario Manxukiç ka “debutuar” me fanellën kuqezi në një ndeshje kontrolli brenda grupit kur skuadra ka sfiduar Milanin e të rinjve. Që në testet fizike kroati ka lënë pa fjalë stafin teknik të “Djallit” që është shtangur nga forma me të cilën 34- vjeçari është prezantuar në klubin e ri ku do të militojë deri në fund të sezonit. Sulmuesi gjykohet se është në formë të përsosur fizike, aq sa Pioli nuk e ka pasur problem ta shohë në aksion edhe pse me grupin ishte stërvitur vetëm një herë.

Në prezantimin e tij vetë Manxu kishte dhënë garanci për formën e tij, teksa edhe përgatitësi personal në një deklaratë për mediat ka konfirmuar: “Mario ka një nivel të lartë rezistence. Është gati të punojë me rendiment të plotë me shokët e tjerë dhe mendoj se i mungon vetëm ritmi i ndeshjeve që besoj se do ta arrijë brenda dy javëve kur do të jetë në 100 për qind të formës. Gjatë muajve të fundit është stërvitur çdo ditë dhe muskujt e tij janë gati të përballojnë sforcon që kërkojnë ndeshjet e një niveli të lartë. Kam besim se të gjithë do të bindem për këtë që po them sapo ta shohin në fushën e blertë”.

FAKTORI “IÇ”

Mario Manxukiç është lojtari i katërt me origjinë slave në organikën kuqezi. Përveç Kruniçit, Ante Rebiç dhe Zlatan Ibrahimoviç e kanë paraprirë. Tre sulmuesit mund të luajnë së bashku në 4-2-3-1-shin e Milanit, por edhe në një 4-4-2 apo 4-3-3 hipotetik. Kjo e fundit është një skemë që e ka karakterizuar ekipin në vitet pas largimit të Berluskonit teksa 4-4-2-shi u provua nga Pioli në fillim të 2020-ës përpara se të kalonte përfundimisht tek 4-2-3-1-shi.

Duke qëndruar te faktori “IÇ”, treshja e sulmuesve i garanton Piolit larmi në vijën e parë pasi secili ofron një interpretim ndryshe të fazës sulmuese. Muskuj, grintë, por edhe shumë talent në dispozicion të trajnerit që duket se tashmë e ka zgjidhur problemin e pykës në rast mungesë të Ibrës. “Iç”-i i katërt është Kruniç që sapo të jetë negativizuar do të ofrojë kontributin e tij në një mesfushë e cila me Meiten është plotësuar më mirë në numër dhe largimi. Kesi e Benaser janë titullarë, por ndërkohë Tonali e të tjerët do të jenë gati të vrapojnë edhe më shumë për të mbështetur Milanin dhe faktorin “IÇ”.

Related posts

FROSINONE-INTER/ “Zikaltërit” dyfishojnë shifrat, shënon Perisic

Delo.autor

DUBAI APO MALDIVE? Milan e mban “sekret”, ja ku zgjedhin yjet e Serie A (FOTO)

Delo.autor

Tensioni me Rusinë/ Kroacia shkarkon trajnerin 1 ditë para gjysmëfinales

Isa.Autor

Leave a Comment