Futboll Sport

Gavazaj besimplotë, ia bën të qartë Partizanit

Enis Gavazaj është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Skënderbeut, ndërkohë që në ndeshjen me Partizanin sulmuesi anësor do të ketë edhe më shumë përgjegjësi në manovrën sulmuesi, pasi për shkak dëmtimesh nuk do të jenë të gatshëm Ali Sowe dhe James Adeniyi. Lojtari shqiptar nga Kosova ka besim se lojtarët që mungojnë do të zëvendësohen më së miri nga të tjerët dhe se janë të motivuar për të marrë më të mirën ndaj të kuqve të hënën.

“Ne si ekip shkojmë kudo vetëm për 3 pikë, pavarësisht se kemi disa mungesa mjaft të rëndësishme, por që besoj se do të zëvendësohen mjaft mirë. Ne kemi një grup mjaft të mirë dhe lojtarë me eksperiencë, që na motivojnë vazhdimisht. Ne jemi 100% të motivuar, do të japim maksimumin tonë dhe besoj se do të dalim me 3 pikë”, tha fillimisht për mediat Gavazaj.

Më tej anësori theksoi se për të më shumë ka rëndësi triumfi i skuadrës se sa golat e asistet, por sigurisht që ato e motivojnë: “Më e rëndësishme është fitorja, golat apo asistet ndikojnë mirë për mua dhe ekipin, por ne fillimisht mendojmë të marrim maksimumin si ekip. Jam mjaft i kënaqur me ekipin pasi kemi bërë mirë në Evropë, jemi thuajse kampion dhe në finale të kupës, kjo është më e rëndësishme. Në aspektin personal do të mendoj në fund të sezonit”.

Në fund ai flet edhe në lidhje me objektivin dhe dëshiron që Skënderbeu të fitojë edhe Kupën e Shqipërisë për herë të parë këtë vit. “Ne si klub kemi pasur objektiv si kampionatin dhe kupën, tashmë jemi shumë afër dhe do të mundohemi ti marrim të dyja. Këto janë objektivat tona dhe do të luftojmë deri në fund”, përfundoi Gavazaj deklaratën e tij para ndeshjes me Partizanin, që luhet të hënën prej orës 19:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Related posts

GATI GODITJA HISTORIKE NË MERKATO/ Firmosi me Guardiolan, Manchester City nis sulmin për “Pleshtin”

Delo.autor

DHURATË NGA BARCELONA/ Pjanic prezantohet te Besiktas me VIDEON e veçantë dhe duke folur turqisht

Delo.autor

Kupa e Botës/ Ndëshkoi Gjermaninë, Lozano: Goli më i bukur i karrierës sime

Sadik.Autor

Leave a Comment