Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS MBYLLJES SË SEZONIT ME TROFE/ Trakneri Gjoka: Ne do vazhdojmë të ecim përpara në…

Ernest Gjoka është shfaqur shumë i kënaqur me fitoren e Kupës së Shqipërisë duke mundur Tiranën.

Trajneri i verilindorëve ka folur jo vetëm për ndeshjen, por edhe vazhdimësinë.

Si bën të ndihesh ky sukses?

Patjetër që duhet të kemi vazhdimësi dhe që ndihem mirë.  Ne do vazhdojmë të ecim përpara në sensin e asaj që mora përsipër. E lashë Kukësin me trofe dhe e solla sërish trofeun. Kukësi po bën mirë po fiton dhe po bëhet gati për Kupat e Europës.

Mbrojtja dhe defektet?

Sot, është dita për të gëzuar, pastaj kemi kohë për të rikuperuar dhe për të përmirësuar. Me Gjicin e kemi konfirmuar se boshti i skuadrës do të jetë dhe do të operojmë në pikat ku kemi probleme.

Çfarë do ndryshoni?

Nuk është ndonjë gjë shumë i vështirë. Unë ika nga Kukësi sepse kisha misionin të kaloja një tur në Kupat e Europës. Nuk e arrita dhe ika. Ishalla tashmë të kalojmë një tur dhe ëndrra ime është të futemi në grupet e Europa Ligës. Unë mendoj se do të shkojmë në turet përpara, nëse jo nuk bie bomba, ne jemi me çantë në krahë. Në këtë botë që jetojmë ka një më të mirë se ne, kjo sepse bota është e pafundme dhe ne nuk kemi pse mërzitemi.

Ndeshja me Tiranën?

U munduam gjatë gjithë kohës të bënim detyrat në çdo repart dhe zonë. Finalet janë të vështira dhe arritëm këtë objektiv, por me vështirësi.

Related posts

“MOMENTALISHT I SHOH SHUMË TË GËZUAR”/ Lojtari i PSG: Reali e Barca nuk e përballojnë Mbappen e Ney

Delo.autor

TAKIMI ME PËRFAQËSUESIT E UEFA-S MBI MANIPULIMET NË ZGJEDHJE/ Prodani: Ja çfarë ndodhi në mbledhje

Delo.autor

Manchester United “hap thesin”, Mourinho zbulon pesë prioritetet e merkatos

Sadik.Autor

Leave a Comment