Futboll Seria A Sport

SERIA A/ Inter rrezikon në fund por mban ritmin e kryeqytetasve

Inter ka mbajtur ritmin e Roma dhe Lazio teksa lufta për një vend në Champions League është më e fortë se kurrë. Roma fitoi ditën e shtunë, ndërsa Lazio mposhti Sampdorian në të njëjtën kohë me Inter me rezultatin 4-0 ndërsa Zikaltrit mundën Chievo-n në Stadio Marc’Antonio Bentegodi, 2-1.

 Ishte një ndeshje delikate për Zikaltrit pasi Chievo ishte kompakt në pjesën e parë duke mos lejuar hapësira për sulmuesit e Inter por pas pushimit ishte goli i të përhershmit Mauro Icardi që zhbllokoi gjithçka duke lehtësuar punën për vizitorët.

 Goli në fillim u anulua për pozicion jashtë loje, por pas konsultimit me VAR, goli u quajt i vlefshëm dhe pak pas tij erdhi edhe goli që vulosi fitoren për Inter me anë të Perisic në minutën e 61’. Inter e menaxhoi mirë rezultatin dhe vetëm në fund rrezikoi disi kur Chievo shënoi golin në fund të ndeshjes teksa kishte edhe pesë minuta shtesë për t’u luajtur por Inter u mbrojt mirë duke marrë tre pikë të rëndësishme.

Një paraqitje solide nga të besuarit e Spalletti-t në një fushë të vështirë si ajo e Chievo-s. Tashmë Inter mbetet në vend të pestë të renditjes së Serie A, me vetëm një pikë më pak se Lazio dhe Roma.

Related posts

SUPERKUPA E ITALISË/ Tashmë ka një datë zyrtare, ja kur do të luhet ndeshja Juventus-Napoli…

Delo.autor

SPEKTAKOLAR! Armando Broja shënon super gol në sfidën e Kupës (VIDEO)

F.autor

Në duart e Raiolas, djali i legjendës Kluivert ka kërkesa të çmendura për rinovimin

Sadik.Autor

Leave a Comment