Futboll

(VIDEO) Çmendet Stambollin/ Ish-futbollisti i Milanit ,ndëshkon Galatasaray-n nga mesi i fushës

Galatasaray ka arritur të fitojë minimalisht 2-1 sot në sfidën e Superligës turke kundër Trabzonspor, por goli i realizuar nga miqtë në minutën e fundit ka qenë më shumë se spaktakolar.

Protagonist i këtij goli në kufijtë e e të pabesueshmes ka qenë ish-futbollisti i MIlan, Juraj Kucka. Mesfushori sllovak pas një faulli të fituar në mesin e fushës e ekzekuton atë në mënyrë të befasishme, duke parë edhe që portieri ka dalë më shumë se ç’duhej nga porta.

 

Pavarësisht mundimit të këtij të fundit për t’a evituar, ai top nuk ndalet së shkuari në portë për të prodhuar këtë gol të magjishëm. Kjo perlë sigurisht është shijuar në heshtje edhe nga tifozët vendas të ekipit nga Stambolli.

https://youtu.be/2FoGR48OWXg

Related posts

“EURO 2020″/ Pas një asist nga Olmos, Ojarzabal ndëshkon Kroacinë (VIDEO)

Delo.autor

ZBULON PRAPASKENËN ME CONTEN/ Ish-drejtori sportiv i Romës: Mos më çaj tr*pin, se nuk do ta jap Dzekon

Delo.autor

Real Madridi i ofron 35 milionë euro plus Kovacicin për yllin argjentinas

Q.Autor

Leave a Comment