Të tjera

Miami Open, Isner mposht 2-1 në finale gjermanin Zverev

John Isner është fituesi i madh i Miami Open. Tenisti amerikan mposhti në finale 2-1 me sete, 7-6, 4-6, 4-6 Alexander Zverev, duke siguruar titullin e 13-të në karrierë dhe mastersin e parë 1000 pikësh.

Seti i pari ishte shumë i luftuar dhe u vendos me “tie break”, pasi asnjëri prej finalistëve nuk u thye në shërbim. Zverer u tregua më i saktë, duke fituar 7-4, por talenti gjerman nuk e kishte parashikuar se amerikani do të kthehej edhe më i fortë në setin e dytë.

Isner nxori mësime nga gabimet që kreu në setin e parë, duke e thyer Zverevin në shërbim në gejmin e 9-të e triumfuar 6-4.

Në setin final u pa e njëjta panoramë si në të dytin. Isner, i përkrahur në maksimum nga publiku, arriti t’i imponohej kundërshtarit sërish duke e thyer në shërbim në gejmin e 9-të. Asgjë s’mund ta dalte më Isnerin, që triumfoi 6-4 edhe në setin e tretë, për t’i rrëmbyer finalen numrit 5 në botë.

Related posts

TENISTI SERB HUMBI FINALEN E “US OPEN”/ Befason Federer: Ajo që ka bërë Djokovic është një “çmenduri”

Delo.autor

“TË DUA VËLLA…”/ Shkrim emocionues nga shoku më i mirë në basketboll i Bryant, Shaquille O’Neal

F.autor

Golovkin zbulon rivalin, më 5 maj mbron titujt ndaj Martirosyan

Sadik.Autor

Leave a Comment