Futboll Seria A

Gjërat janë serioze, Elseid Hysaj drejt Premier League

Pas kampionatit Europian Elseid Hysaj ishte në qendër të vëmendjes, teksa po bisedohej për rishikimin e kontratës me Napolin. Ajo që mbrojtësi kishte bërë në Serie A me ekipin e Maurizio Sarri-t ishte vlerësuar nga të gjithë dhe skuadra italiane nuk mund ta linte shkodranin të largohej për ndonjë shifër të ulet, ndaj edhe i ofroi rinovimin me përmirësim të kushteve financiare, si dhe në kontratë u shtua një klauzolë prej 50 milionë eurosh për klubet jashtë Italisë.

Tanimë historia është e njëjtë. De Laurentiis po bisedon me menaxherin e mbrojtësit të kombëtares, Mario Giuffredi-n, teksa për Hysajn është ofruar rinovimi i kontratës deri në vitin 2023. Nëse gjendet gjuha e përbashkët, atëherë klauzola për 24-vjeçarin do të jetë më e lartë. Por në garë për të janë futur edhe klube të tjera jashtë Italisë. Në mediat e vendit fqinj është raportuar për një ofertë të një klubi që është i gatshëm të paguajë 50 milionë eurot e parashikuara në klauzolë.

Vetë Hysaj dëshiron shumë që të fitojë titullin me Napoli-n, si dhe nuk e ka shprehur dëshirën për të vazhduar aty, por sigurisht që një aventurë me gjermanët e Bayern Munchen sigurisht që e tërheq. Zërat kanë qenë të shumta për interesimin nga bavarezët dhe deri në fund të muajit maj pritet të marrin përgjigje shumë pikëpyetje. Vera do të jetë edhe sivjet e “nxehtë” për Hysajn dhe së fundmi ka qenë gazetari italian Ciro Venerato, ai i cili ka folur për interesimin e dy klubeve anglezë për shkodrann.

Në emisionin “Si Gonfia la Rete” që transmetohet në “Radio Marte”, mes të tjerave ai ka thënë:  “Dy klube të Premier League mund të ‘hidhen mbi të’, një prej tyre mund të jetë Arsenal-i”. Klubi tjetër anglez që është lakuar që interesohet për Hysajn është Manchester United. Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho kërkon të përforcojë prapavijën dhe mbrojtësi është një nga emrat e përmendur për t’iu bashkuar. Më parë edhe Chelsea është përfolur si opsion.

Related posts

Humbën në kampionat, por Ilir Daja nuk neglizhon

Sadik.Autor

10 sekretet që duhet të dini për Liverpulin, emblemën e Anglisë

Sadik.Autor

“BUZËQESHJE” PËR SULMUESIN KUQEYI/ Broja kthehet në stërvitje

F.autor

Leave a Comment