Futboll

Sherr e pezullime, Superiorja i ka të gjitha

Kamzës nuk i mjafton fakti që ecuria gjatë këtij viti nuk ka qenë e mirë, teksa janë pezulluar së fundmi edhe dy futbollistë. Seanca e fundit stërvitore ka sjellë një debat mes dy lojtarëve titullarë, mbrojtësit pogradecar Vangjel Zguro dhe sulmuesit Stevan Racic. Sipas asaj që shkruan gazeta e përditshme sportive “Panorama Sport”, gjithçka ka nisur me debate e ofendime, për të vijuar më një ndërhyrje të Zguros ndaj serbit.

Racic nuk ka duruar dhe e ka goditur me top pogradecarin dhe në atë moment ka pasur tension, që është sheshuar nga ndërhyrja e shokëve të skuadrës. Sigurisht që ajo që ndodhi nuk i ka pëlqyer trajnerin Ramadan Ndreu, i cili të dy lojtarët i ka larguar nga stërvitja. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë, por zor se ata do të lihen jashtë për ndeshjen e së dielës me Kamzën në shtëpi.

E gjitha kjo prej mungesave në ekip, që janë disa. Erlis Frashëri vijon të vuajë dënimin e Komisionit të Disiplinës, që pas ndeshjes me Laçin e dënoi me katër ndeshje për shkak të ofendimeve për arbitrin Adrian Beqiri. Taulant Kuqi gjithashtu mungon këtë javë për shkak se ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, kurse Idrizaj sfidën me Partizanin e ndoqi nga tribuna për shkak dëmtimi, duke bërë që Fukui të pozicionohej në të djathtë të mbrojtjes nga minuta e parë.

Me vlonjatin e qendrës së mbrojtjes të pezulluar, problem mbetet numri i huajve, pasi me shumë mundësi Cukovic e Lelis do të formojnë dyshen e prapavijës. Arrabal është titullar i padiskutueshëm i mesfushës dhe mbetet një vend i lirë, me Fukuin që është favorit për ta nisur nga minuta e parë. Kështu, Racic, edhe po u fal me shumë mundësi do të duhet ta nisë nga stoli, pasi vetëm katër futbollistë të huaj mund të luajnë njëkohësisht për shkak të rregullores.

Related posts

ZYRTARE/ Trajneri Reja shpall emrat për ndeshjet e Shqipërisë në Nations League (LISTA)

Delo.autor

Messi del garant/ Argjentina i mund të gjithë sepse ka kualitete…

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ EGNATIAS/ Mala: Ka një lloj ngërçi në aspektin psikologjik te lojtarët dhe…

Delo.autor

Leave a Comment