Futboll

Rekord në Brazil, Davidi 9-vjeçar kalon Neymar-in

Rregulla e viteve të fundit, veçanërisht në Amerikën e Jugut, është të gjenden yjet e së nesërmes para të tjerëve. Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për adoleshentë ose fëmijë. Konkurrenca, mes klubeve dhe menaxherëve të ndryshëm, është e pamëshirshme.

Objektivi është që tët arrihet para të tjerëve, veçanërisht në Brazil, ku talentet nuk mungojnë kurrë. Deri në atë pikë sa një firmë e njohur veshjes sportive ka vendosur të nënshkruajë me një djalosh 9-vjeçar, duke e bërë atë imazhin kryesor të kompanisë për 6 vitet e ardhshme, me shpresën që ai të bëhet Neymar i ardhshëm.

Djaloshi në fjalë quhet David Nogueira Carmo, luan me ekipin e moshave të Santots dhe është lojtari më i ri që ka përftuar një kontratë sponsorizimi. Në Brazil thonë se Davaaid është një fenomen i vërtetë dhe kjo bindje mbështetet edhe nga statistikat.

Në fakt, me “Peixe” ai ka realizuar 56 gola në 43 ndeshje dhe, ata që e kanë parë, betohen se ka dy apo tre marshe më shumë se të gjithë bashkëmoshatarët e tij. Kështu, Puma ka vendosur të ketë në radhët e saj sportistin më të ri në histori, duke kaluar Nike, që nënshkroi Rodrygo, kur ky i fundit ishte 11 vjeç (sot është 17 dhe prej dy sezonesh luan me ekipin e parë).

David ka kaluar edhe Neymar, që e ka nënshkruar kontratën e tij me sponsorin në moshën 12 vjeç. Për të, që nuk do të mund të lidhet me asnjë klub para se të mbushë 18 vjeç, po zhvillohet një luftë mese Palmeiras dhe Santos, më këta të fundit që për ta bindur i kanë paraqitur një plan për karrierën të ngjashme atë të Neymar.

Related posts

BOTËRORI 2022/ I bllokoi yjet, Brazili i shpall luftë Anglisë

Delo.autor

PROBLEM I MADH PËR SHALAND/ Kosova udhëton drejt Greqisë me 3 mungesa shumë të rëndësishme

Delo.autor

PO VAR-i? Liverpoolit i mohohet një penallti (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment