Champions League Futboll

Gjysmëfinalja e Champions League ka “lindur” nga Sparta e Roterdamit!

Do të ketë disa “ribashkime” me rastin e ndeshjes së Champions League mes Liverpool dhe Roma në gjysmëfinale. Do të jetë sfida e Salah ndaj ish-skuadrës së tij dhe “të kuqtë” do të vizitojnë një nga stadiumet ku triumfuan në Europë në mesin e viteve ’80. Por shumë pak e dinë se do të jetë edhe një përballje mes dy lojtarëve të rritur te Akademia e Futbollit e Sparta Roterdamit, Georginio Wijnaldum dhe Kevin Strootman.

Klubi holandez ka qenë i pari që nëpërmjet rrjeteve sociale ka nxituar të tregojë se ku janë rritur si futbollistë këta dy mesfushori, duke postuar një mesazh në “Twitter” ku shkruhej: “Kevin Strootman dhe Georginho Wijnaldum: vite më parë shok ekip te moshat e Sparta, tani kundërshtarë në gjysmëfinalet e Champions League.” Ky postim shoqërohej me një fotografi të dy holandezëve kur ishin fëmijë.

Mesfushori i Liverpool, Wijnaldum, gjithashtu ka postuar një mesazh ku shkruante: “Short emocionues, shihemi së shpejti Strootman.”

Përgjigja e lojtarit të Roma nuk ka vonuar: “Shihemi së shpejti vëlla…”

Stoortman dhe Wijnaldum janë pjesë e kombëtares holandeze dhe kanë luajtur përkatësisht 39 dhe 47 ndeshje me “tulipanët”.

Related posts

Ish-ylli anglez i bën thirrje Arsenalit ta shkarkojë Wengerin

Q.Autor

NJË NGA LOJTARËT E PAFAT NË SUPERIORE/ Përkeqësohet situata tek Partizani, Telushi drejt operacionit në…

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Nis grumbullimi në Varshavë, “kuqezinjtë” kryejnë stërvitjen e parë nën urdhrat e Rejas (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment