Futboll Seria A

Golashënuesi më i mirë i Serie A pëlqen ekuilibrin para derbit

Ciro Immobile beson se fitorja 2-1 në fushën e Udinese ka ndryshuar gjithçka për Lazio: “Do të luajmë në derbi me pikë të barabarta me Romën dhe kjo e ndryshon situatën në krahasim me më parë.”

Lazio e pa veten në disvantazh në “Dacia Arena”, por përmbysi gjithçka me golat e Immobile dhe Luis Alberto. Ky rezultat e ngjit skuadrën e Simone Inzaghi në kuotën e 60 pikëve, në vendin e tretë, ashtu si Roma.

“Nuk e ndjemë shumë presionin e dinim se do të na duhej me çdo kusht fitorja sepse në këtë mënyrë do të luajmë kundër Roma në pozita krejtësisht të barabarta,” – tha sulmuesi.

“Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë, por jam i lumtur për rezultatin dhe kjo është ajo që kishte rëndësi. Ndihem mirë dhe doja të qëndroja sa më gjatë në fushë, por në rast kartoni të verdhë do të isha i skualifikuar për në derbi dhe mendoj se trajneri më mbrojti.”

Në fund, autori i 27-të golave në këtë sezon, shtoi: “Luaj në një skuadër të madhe dhe do të bëj të pamundurën që të sigurojmë një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm.”

Related posts

ÇUDIA VJEN NGA KOSOVA/ Një kope me dele prezente gjatë ndeshjes së Superligës (FOTO)

Delo.autor

Elseid Hysaj drejt Chelsea, “djeg” klauzolën me…

Sadik.Autor

DY SFIDAT E QERSHORIT/ Mali i Zi publikon listën e lojtarëve, 3 futbollist shqiptar të grumbulluar

Delo.autor

Leave a Comment