Futboll Sport

“ROBOTI” HALAAND/ Shifrat e biondit të lënë pa fjalë. City shënon çdo 58 min

Erling Haaland nuk di të ndalet, një “makineri” perfekte që po thyen çdo rekord. Në çdo top që biondi e dërgon në rrjetë vendos një rend të ri në Premier League.

Përballë Arsenal, Haaland shënoi golin e tij të 33-të sezonal në ishull, shifër që e ka arritur me 29 ndeshje në dispozicion. Haaland kalon në këtë mënyrë Mono Salah, ndërsa është vetëm një gol larg rekordit të Andy Cole dhe Alan Shearer me 34 gola sezonal.

Haaland

Për të kuptuar më qartë ndikimin e tij te Man.City mjafton t’i referomi disa shifrave. Në sezonin e tij të parë në ishull, Haaland ka realizuar 49 gola dhe ka dhuruar 8 asiste. Ekipi i Man.City arrin të shënojë gol çdo 58 minuta fal robotit të tij, Erling Haaland.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Vllaznia tenton goditjen e madhe, nis kontaktet me ish-futbollistin e Skënderbeut…

Delo.autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Teuta mposht Kukësin falë Vilës dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Delo.autor

Merkato e Interit, Spalletti dëshpëron tifozët zikaltër

Q.Autor

Leave a Comment