Futboll Sport

DHUNUAN PUNONJËSIN E PUTINIT/ Dy futbollistët rrezikojnë hakmarrje të tmerrshme

Alexandr Kokorin dhe Pavel Mamáev, dyshja e artë e futbollit rus. Në kuptimin shumë sarkastik, sepse dy futbollistët janë të famshëm jo vetëm për lojën e tyre, por mbi të gjitha për bëmat e shumta. Në atë nivel sa që trajneri i përfaqësueses së Rusisë, Cherchésov vendosi të mos i grumbullojë për Kupën e Botës të zhvilluar në Rusi. Dyshja u kap në 2016 teksa festonte me shampanjë në shumën e 250 mijë euro, menjëherë pas eliminimit nga evropiani i zhvilluar në Francë. Por, kësaj here çifti i shokëve futbollistë e ka ekzagjeruar përtej limiteve, sepse në Rusi nuk është ide e mirë të bësh armik qeverinë e Putin.

Rezultate imazhesh për Alexandr Kokorin e Pavel Mamáev

Referuar raportimeve të medieve ruse, Kokorin dhe Mamáev janë në telashe të mëdha. Dyshja është futur në një kateteri të Arbat, lagje kryesore e Moskës, në gjendje të ekzaltuar dhe ka nisur të bezdisë të pranishmit. Mes tyre ishte edhe  Denís Pak, një funksionar i Ministrisë së Tregtisë, që ka tentuar të ndihmojë stafin e punonjësve për të mbajtur nën kontroll dy të tmerrshmit. Rezultati? Një sherr i madh, që në përfundim i kushtoi funksionarit të shtetit një dhëmb.

Sipas informacioneve që raportohen nga Rusia, tashmë policia pas denoncimit ka hapur një çështje penale, për të cilën kanë nisur hetimet mbi sherrin në kafene. Ky lajm nuk është absolutisht jo më i miri për dy futbollistët e famshëm. Kokorin vetëm një vit më parë u bë protagonist i një skene të rëndë, teksa u paraqit në dasmën e një miku të tij me shumë pistoleta. Si do të përfundojë kësaj here historia? Kokorin ka fatin që luan te Zenit, skuadra e preferuar e Putin, por mungesa e respektit kaq e madhe ndaj një anëtari të qeverisë ruse rrezikon shumë dy futbollistët.

Related posts

TOKIO 2020/ Manuela Delilaj nuk i’a del, garon në 25 metra pistoletë preçizion dhe renditet në vendin e…

Delo.autor

Pësoi aksident të frikshëm, arrestohet ish-mesfushori i Mançesterit

Q.Autor

TRAGJEDIA/ Tifozët e Rangers i presin fytin tifozit të Celtic, Skocia hesht mbi luftën protestantë-katolikë

Delo.autor

Leave a Comment