Futboll Sport

Golden State leksion Spurs, fitojnë Philadelphia e New Orleans

Golden State e ka çuar në 3-0 avantazhin ndaj San Antonio në çerekfinalet e play off-it në Konferencën e Perëndimit, me kampionët e NBA-së që janë vetëm një fitore larg kualifikimit në fazën gjysmëfinale. Warriors fituan 110-97 në fushën e Spurs, në një ndeshje të dominuar nga basketbollistët miq. Durant me 26 pikë ishte shënuesi më i mirë për Golden State, ndërkohë që 6 lojtarë të ekipit mik realizuan mbi 10 pikë. Për San Antonion u dallua Aldridge, autor i 18 pikëve e 10 rebaund, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.

3-0 udhëheq serinë e çerekfinaleve edhe skuadra e New Orleans, që mundi 119-102 Portland, ndeshje e dominuar nga vendasit, që pasi fituan dy sfidat e para jashtë fushe, këtë herë nuk zhgënjyen as në shtëpinë e tyre. Mirotic me 30 pikë e Davis me 28 pikë e 11 rebaund, ishin dy liderët e skuadrës së New Orleans, duke i bërë të pavlefshme 22 pikët e McCollum.Philadelphia rikthehet në epërsi në përballjet ndaj Miami, duke udhëhequr 2-1 seinë e ndeshjeve në Lindje. Philadelphia fitoi 128-108 ndaj vendasve, takim i vendosur në periodën e fundit, me Embiid që realizoi 23 pikë, mbështetur edhe nga Belinelli e Saric, me nga 21 pikë secili.

Konferenca e Lindjes

1-8, Toronto – Washington, (2-0 me ndeshje)

2-7, Boston – Milwaukee, (2-0 me ndeshje)

3-6, Philadelphia – Miami, 128-108 (2-1 me ndeshje)

4-5, Cleveland – Indiana, (barazim 1-1 me ndeshje)

Konferenca e Perëndimit

1-8, Houston – Minnesota, (2-0 me ndeshje)

2-7, Golden State – San Antonio 110-97 (3-0 me ndeshje)

3-6, Portland – New Orleans, 102-119 (0-3 me ndeshje)

4-5, Oklahoma – Utah Jazz, (barazim 1-1 me ndeshje)

Related posts

INTER-JUVENTUS/ Superkupa e Italisë me shtesë për herë të parë pas 6 vitesh. Ja çfarë ndodhi në 2016-ën

Delo.autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Disfata ndaj Dinamos, Tirana “humbet”… 40 milionë lekë

Delo.autor

STATISTIKAT/ Milan shpëton nga varësia ndaj Ibrahimovic, Pioli ka grupin e tij të golave

Delo.autor

Leave a Comment