Futboll

Guardiola do të përballet me një rrezik spanjoll kundër Liverpool

Vetëm pak ditë pasi Pep Guardiola kritikoi Antonio Mateu Lahoz, arbitri spanjoll është caktuar që të drejtojë ndeshjen e kthimit të Manchester City kundër Liverpool në Champions League.

Lahoz ka gjykuar ndeshjen e sezonit të kaluar që City ka luajtur kundër Monaco dhe Guardiola e ka kujtuar atë arbitrim pas humbjes 3-0 të pësuar në “Anfield”.

“E mbaj mend çfarë ndodhi vitin e kaluar”, ka thënë ai. “Ka qenë një barazim 1-1 në shtëpi kundër Monaco, por ka pasur një penallti të pastër për ne ndaj Sergio Aguero-s dhe një karton të kuq për ata, por arbitri spanjoll nuk e dha”.

“Shkuam nga një 2-1 i mundshëm te një disavantazh 2-1. Situata të tilla janë shumë të rëndësishme”. Tani, pak ditë pas kritikave, arbitri i La Liga-s do të jetë përsëri përballë Guardiola-s, me këtë të fundit që do të shpresojë që mos ketë gabime ai i një viti më parë.

Related posts

SI ËSHTË E MUNDUR? Gol i çuditshëm në Holandë, shikoni si sulmuesi shënon pa e prekur topin (VIDEO)

Delo.autor

LARGOHET NGA BAYERN MUNICH PAS 40 VITESH/ Rrëfehet Hoeness: Kam dhënë jetën për këtë klub…

Delo.autor

“DO TË LUFTOJMË PËR TITUJ”/ Flet Tony Kroos: Është e vështirë të arrish në nivelin e…

Delo.autor

Leave a Comment