Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

THUR ELOZHE PËR YLLIN E KOMBËTARES/ Igli Tare: Ju tregoj lojtarin shqiptar që më intrigon më tepër…

Drejtori sportivi i Lacios, Igli Tare i ka thurur elozhe sulmuesit të Kombëtares, Sokol Cikalleshi, teksa e ka cilësuar kavajasin si lojtarin që e intrigon më tepër.  Sipas Tares, është gjynah që Cikalleshi ta humbasë karrierën në një kampionat si ai turk.

“Unë e kam thënë e para disa vitesh lojtari që më intrigon më tepër është Sokol Cikalleshi. Është një lojtar që ka karakteristika shumë të mira si futbollist, por për këto karakteristika që ka, ka punuar shumë pak në jetën e tij dhe është gjynah që ta humbasësh karrierën tënde në një kampionat si ai turk.

Me gjithë respektin që kam për kampionatin turk, por ai lojtar duhet të kishte bërë shumë më tepër në karrierën e tij sepse për llojin e tij është një lojtar i cili është shumë i domosdoshëm për kombëtaren shqiptare”, u shpreh Tare për emisionin “Ditë e Re”.

Related posts

BONUCCI TALLET ME RONALDON DHE POGBA/ Pi birrë dhe Coca-cola në konferencë për media (VIDEO)

Delo.autor

“COPA AMERICA”/ Brazili mposht Perunë falë Paqueta dhe “fluturon” në finale

Delo.autor

MERKATOJA E BUJSHME/ Rabiot rrezikon të përfundojë si Griezmann, Barça mendon formulën e radhës

Delo.autor

Leave a Comment