Futboll Premier League Sport

Guardiola feston “mrekullinë e shtatë”, Mourinho: Meritonim të ndëshkoheshim

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka pranuar se skuadra e tij e meritonte humbjen kundër WBA, e cila i dha mundësinë Manchester City të fitojë matematikisht titullin në Premier League, pesë javë para fundit.

Mourinho tha: “Unë mendoj se meritonim të ndëshkohemi sepse kemi treguar mjeshtri për t’ia komplikuar gjërat vetes. Futbollistët nuk luajtën thjesht, nuk ishin fluid në lojën e tyre dhe kësisoj i dhamë WBA mundësinë të fitonte ndeshjen.”

“Unë i njoh futbollistët e mi dhe prandaj më vjen të qesh me këtë humbje. Kam fituar tetë tituj kampion në karrierën time dhe nuk shkova në hënë kur fituam me përmbysje ndaj City, ishin vetëm tre pikë. Pashë shumë njerëz të tjerë që ndiheshin në hënë pas asaj fitoreje.”

Ndërkohë, rivali i tij Pep Guardiola ka fituar titullin e shtatë kampion në nëntë kampionate në karrierën e tij. Ai nuk ka mundur të fitojë kampionatin vetëm në dy raste, me Barcelonën në sezonin 2011/12 dhe me Manchester City në sezonin e kaluar.

Guardiola është shpallur tre herë kampion i Spanjës, tre herë kampion i Gjermanisë dhe për herë të parë u shpall kampion i Anglisë…

Related posts

LUAN PËR ARSENALIN/ Lichtsteiner NUK harron JUVENTUSIN: Shpresoj të fitojnë…

Isa.Autor

NGA DEPORTIVO LA CORUNA TEK LIVERPOOL/ Shikoni përmbysjet më të bujshme në Champions League (VIDEO)

Delo.autor

DERBI I MADONINËS/ Tjetër penallti për Interin, “Demi” Lautaro hipnotizohet nga Tatarusanu (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment