Basketball Sport

Përballjet Play off në basketboll, fiton Tirana, Partizani përmbyset nga Teuta

Janë luajtur pasditen e së dielës përballjet e para të gjysëmfinaleve të Play Of-it në basketboll për meshkuj. Në pallatin e Sportit “Ramazan Njala” në Durrës është luajtur sfida mes Teutës dhe Partizanit.

Ndeshja mes vendit të dytë dhe të tretë të kampionatit, ka treguar nivel të lartë dhe rivalitet, ashtu siç kanë qenë të gjitha përballjet mes këtyre dy skuadrave këtë vit. Pjesa e parë me një dominim të lehtë të Teutës u mbyll në shifrat 39 – 33.

Ndërkohë me fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes, skuadra e Partizanit është më superiore dhe i përmbys shifrat në 56-53. Por vetëm kaq ka zgjatur dominimi i ekipit të Arben Fagut, pasi në periodën e fundit, Teuta përmbys gjithçka dhe në fund arrin të triumfojë 77 – 69. Në ndeshjen e kthimit në “Asllan Rusi”, Partizani do të kërkojë që të bëjë përmbysjen e madhe, për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në finale.

Në sfidën tjetër gjysëm finale të Play Of-it, Tirana – Kamza, skuadra bardheblu nuk e pati të vështirë që të fitojë me rezultatin 93 -78.

Play off – Gjysmëfinale Meshkuj

KB Tirana 93 – Kamza 78

Teuta 77 – Partizani 69

Related posts

ULTIMATUM BOKSIERIT FURY/ Anthony Joshua: Lëre triologjinë nëse do të përballesh me mua

Delo.autor

Nisin sondazhet e post-Sampaolit, ja disa emra për trajnerin e ri të Argjentinës

Isa.Autor

ZYRTARE/ Egnatia surprizon në merkato, firmos me mesfushorin që ishte pjesë e Partizanit kampion

F.autor

Leave a Comment