Futboll Premier League

Guardiola: Nuk mendoj për titullin në Premier, radhën e ka Liverpool

Fitorja 3-1 ndaj Everton ka afruar edhe më shumë me titullin kampion në Premier League skuadrën e Manchester City, që mund të festojë fundjavën e ardhshme, në rast se fiton derbin me United.

Por trajneri i “qytetarëve”, Pep Guardiola u shpreh se për këtë ndeshje do të mendojë pas ditës së mërkurë. City ka një tjetër sfidë të rëndësishme në mesjavë, atë ndaj Liverpool, e vlefshme për çerekfinalet e Champions League.

E pranoj se jemi më afër se kurrë për të fituar titullin në Premier, jemi vetëm një fitore larg. Nëse nuk fitojmë ndaj United, do të kemi edhe 6 mundësi të tjera për t’ia dalë mbanë. Jemi shumë pranë, por edhe shumë të lumtur për paraqitjen që kemi bërë këtë sezon.

Unë i kuptoj njerëzit që mendojnë për ndeshjen e radhës në kampionat, por unë e kam mendjen diku tjetër, te sfida ndaj Liverpool në Champions”, tha Guardiola.

Trajneri spanjoll u shpreh se pas avantazhit 3-0 mendoi edhe për sfidën e së mërkurës, duke kursyer disi lojtarët e rij. “Kishim 3 javë pa luajtur së bashku, ndaj kjo sfidë ndaj Everton ishte e rëndësishme për të parë gjendjen e lojtarëve. Kemi dy sfida të rëndësishme ndaj Liverpool dhe duhet të jemi të kujdesshëm, duke administruar edhe forcat. Duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një, për të fituar kudo”, u shpreh Pep Guardiola.

Related posts

CAGLIARI-MILAN/ I mjafton 6 minuta lojë, bomberi Ibrahimovic zhbllokon sfidën për “Kuqezinjtë” VIDEO)

Delo.autor

PLAS SKANDALI/ Biseda gjatë ndeshjes: Tifozët kapin “mat” McGregor. “Është BIZNES” (VIDEO)

Isa.Autor

WANDA NARA OFENDON KEQ INTERIN: ICARDI duhet të LARGOHET nga ZIKALTRIT që të fitoi çmimin e… 

Isa.Autor

Leave a Comment