Futboll Premier League Sport

PO SHKËLQEN ME FIORENTINËN/ Arsenal ofron shifrën e “çmendur” për golashënuesin aktual të Serisë A…

Dushan Vlahoviç është duke shkëlqyer në Serinë A me fanellën e Fiorentinës me paraqitjet dhe golat e tij teksa mban i vetëm dhe kreun e klasifikimit në elitën e futbollit italian për golat e realizuar.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, Arsenali kanë bërë ofertën e parë për serbin të cilët “topçinjtë” e Londrës priten të derdhin në arkën e klubit vjollcë 55 milionë euro plus kartonin e Lukas Torreirës që varion 15 milionë euro dhe në total shkon në 70 milionë euro.

21-vjeçari në këtë sezon me Fiorentinën në Serinë A është aktivizuar në 19 ndeshje ku ka shënuar 16 gola dhe duke dhuruar 2 asist.

Gjithashtu më parë Vlahoviç ka mbajtur veshur fanellat e Fiorentina U-19 dhe Partizanit të Beogradit.

Related posts

“JAM I ZHGËNJYER NGA TEUTA”/ Presidenti Hasanbelliu: Duhet të luajmë gjithçka në ndeshjen e kthimit

Delo.autor

Rrëfehet Kane: Në jetë askush nuk ta zgjat dorën, doja t’i tregoja familjes se mundi i tyre nuk shkoi dëm

Q.Autor

ZYRTARE/ Dinamo nuk ndalet, prezanton ish-mesfushorin e Skënderbeut…

Delo.autor

Leave a Comment