Futboll

Skënderbeu me sytë nga KAS, tashmë Daja duhet të bëjë motivatorin

Humbja e pare pas 10 ndeshjesh per Skenderbeun ne kampionat vjen vetëm 2 ditë pas publikimit të vendimit të UEFA-s për përjashtimin për 10 vjet nga kompeticionet Europiane, e pamundur të mos bësh një lidhje mes dy ngjarjeve.

Nën akuzë taktikisht për disfatën në Loro Boriçi përfundon reparti i mbrojtjes, por çështja që shtrohet për skuadrën korçare është padyshim më e gjerë.

Skënderbeu deri më tani ka ditur të përballojë më së miri presionin nga faktorët e jashtëm, ka ditur të mbajë lart motivimin pavarësisht një diference të frikshme me ndjekësit në kampionat, por a do të arrijë Ilir Daja të ruajë të njëjtin përqëndrim dhe motivim edhe në situatën e re të krijuar.

Një detyrë aspak e lehtë, teknikut ndoshta në javët e mbetura do t’i duhet të bëjë më shumë psikologun e motivuesin se sa takticienin, Skënderbeu deri tani ka qenë dominuesi absolut i kampionatit, i aftë të fitojë ndaj çdo kundërshtari e madje ti lejojë vetes edhe ndonjë segment përgjumjeje duke kthyer fitoren në krahun e tij sapo kujtohet të shkelë pedalin e gazit, një Skënderbe ndryshe në fazën e katërt do të ishte vërtet mëkat.

Një humbje kurrë smund të jetë fundi i botës në futboll, por dallimi i skuadrave të mëdha është se dinë të ringrihen shpejt pas çdo disfate, duke rigjetur ritmin pa lënë vend për hapjen e orkesin të kundërshtarëve. Në fund të fundit sido që të shkojnë gjërat atje në KAS, e rëndësishme është që ky kampionat perfekt të mos ndahet në periudhën para dhe pas dënimit, e rëndësishme është që tifozët kur të kujtojnë këtë edicion të mbajnë mend Skënderbeun e fushës, skuadrën që ishte e pamposhtur përballë çdo kundërshtari, e madje edhe kërcënimit të jashtëzakonshëm të UEFA-s.

Related posts

E PABESUESHME/ Messi bën supergafë, gabon 1 metër larg porte (VIDEO)

Delo.autor

“PARAJSA ËSHTË VËRTET E BUKUR”/ Bashkëshortja e Boateng e lumtur në krahët e tij

F.autor

MANCHESTER UNITED-LIVERPOOL/ Tifozët e “Djajve të Kuq” largohen nga “Old Trafford” nga turpërimi

Delo.autor

Leave a Comment