Futboll Sport

Nis takimi në Korçë, Skënderbeu kërkon të shpallët kampion duke mundur Kukësin

Skënderbeu 0-0 Kukësi

 

1′ Nis takimi në Korçë

 

Në Korçë me shumë mundësi do të përcaktohet sot fituesi i sezonit 2017-2018 në Superligë.

Skënderbeu i vendit të parë do të presë Kukësin e vendit të dytë për të diskutuar takimin e javës së 31, që në rast fitoreje për korçarët do t’i shpallë atë matematikisht fitues të kampionatit.

Nga ana tjetër përfaqësues të kampionëve në fuqi, Kukësit, gjatë javës kanë deklaruar se do t’ua shtyjnë titullin për një datë tjetër, por nëse kjo do të ndodhë apo jo atëherë duhet të presim përfundimin e 90-t minutave.

Formacionet zyrtare

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Osmani, Muzaka, Lilaj, Xhejms, Gavazaj, Soue.

Trajneri: Ilir Daja

Kukësi: Frashëri, Zderiç, Hoxha, Alla, Rrumbullaku, Musolli, Dzaria, Idrizi, Shkodra, Kale, Guri.

Trajner: Piter Pakult

Related posts

I HABIT TË GJITHË/ Ronaldo në version “rockstar”-i, portugezi gati të marrë shiritin e kapitenit te Juventusi

Delo.autor

FITORE MINIMALE NË AZERBAJXHAN/ Mesfushori shqiptar fiton Kupën nga … tribuna

Delo.autor

“LUFTA” PËR TITULLIN E SUPERIORES/ Teutën nuk e favorizon kalendari, ja përballjet e “ferrit” të skuadrës durrsake…

Delo.autor

Leave a Comment