Futboll Premier League Sport

Guardiola sulmon Chelsean dhe Unitedin: Nuk e duan VAR-in

Vendimi i zyrtarëve për të mos implementuar teknologjinë ndihmëse të arbitrimit edhe në sezonin e ardhshëm, duket se nuk i ka pëlqyer shumë trajnerit të Manchester Cityt, Pep Guardiola. Ky i fundit shprehu mbështetjen e tij pro VAR-it, ndërsa shkoi edhe më tej, duke thënë se Chelsea e Manchester United ishin ato që e ndalën.

“Manchester City ka pasur gjithmonë një qëndrim pro VAR-it, por klube të tjera të mëdha, si Manchester United e Chelsea, vendosën t’i thonë jo. Gjithsesi, është diçka që do të ndodhë shumë shpejt, jo vetëm në Angli, por në të gjithë botën”, u shpreh Guardiola.

Trajneri spanjoll i ‘citizens’ tha se arbitrat duhen ndihmuar, pasi shpesh vendimet janë vërtetë shumë të dyshimta dhe të vështira. Teknologjia, por edhe vetë skuadrat në fushë duhet të ndihmojnë dhe mbështesin arbitrimin.

“Sot futbolli është shumë më i shpejtë dhe shumë më dinamik. Sot për shembull, ne ende nuk mund të themi me kompetencë të plotë, nëse ishte penallti apo jo, ajo kundër Juventusit në Madrid. Nuk është e lehtë për arbitrat dhe mendoj se duhen ndihmuar sa më shpejt, por në Angli edhe këtë sezon vendosën ndryshe”, deklaroi trajneri i Cityt.

Related posts

CHAMPIONS/ Pas një asist fantastik Angelino, Haidara ndëshkon Manchester United me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Morata darkon me drejtuesit kuqezinj, Donnarumma mund të shkojë tek…

Isa.Autor

PARALAJMËRON KLUBIN E BARCELONËS/ Pique: Nëse ndodh kjo, tërhiqem nga futbolli

Delo.autor

Leave a Comment