Futboll Seria A Sport

6 FITORE NË 6 NDESHJE/ Akademia e Interit është një “minierë” talentesh, ja yjet e rinj “Zikaltër”

Bashkëpunuan për shkarkimin e Viktor Valdesit nga Barcelona, i shënuan pesë gola Juves dhe arritën kuotën gjashtë fitore në gjashtë ndeshje, me tetë gola në total mes katalanasve dhe bardhezinjve. Interi U-19 i Armando Madonës këtë vit e ka nisur vrullshëm.

Inter primavera

Rezultatet e fundit kanë vendosur reflektorët mbi një skuadër plot talente, sipas traditës së akademisë zikaltër. Radu, Zaniolo, Pinamonti, Bonacoli dhe Salsedo, vetëm për të cituar të rinjtë më në dukje gjatë Serisë A aktuale, kanë “trashëgimtarë”.

Jo vetëm Sebastiano Espoziton, të cilin Romelu Lukaku e sheh si vëlla dhe që tani Konte e konsideron në mënyrë stabile pjesë të skuadrës së parë, pavarësisht 17 viteve të porsambushura.

TEPRI NË SULM

Shtatëmbëdhjetë janë edhe golat e shënuar për ndeshje nga 9 lojtarë të ndryshëm, si konfirmim i ekipit të gjerë. Përtej Espozitos, që ka luajtur kur është liruar nga Konte, po vëzhgohet Gabriele Oristanio, i vitlindjes 2002, këmbëmajtë dhe me një pasion për driblimin.

Esposito

Iu rrëmbye dy vera më parë Juves dhe Fiorentinës. Në sulm përkrah luan shpesh Edoardo Vergani, sulmues më klasik, i cili gjatë verës përjetoi një javë në dukje në merkato (përfundoi në negociatat për Xhekon). Me Juven mungonin të dy, atëherë në skenë doli Samuele Mulatieri: vitin e kaluar e pati të vështirë si anësor, iu paguan 1,2 milionë euro Specias. Plotëson repartin Matias Fonseka, djali i dytë i Danielit, ish-sulmues mes të tjerash i Kaljarit dhe Juventusit.

FIZIK KAFSHËROR

Nuk janë “gjenet” e vetme prej kampioni në skuadër, duke konsideruar se alternohen Pocer dhe Filip Stankoviç, i biri i Dejanit, kampion i Italisë me U-17. Trashëgimia e Radus dhe Dekiçit është në duar të sigurta, edhe pse e mbrojtur nga një trio mbrojtësish që pas të parës në vështirësi (e përmbysur vetëm në fund me Peskarën 3-2) ka “ lejuar vetëm një gol, të Sensit së Juves: Ntube, Pirola dhe Lorenco, por edhe Kinkue, janë një siguri.

Me një potencial të madh, ashtu si Agume në mesfushë, i cili te moduli 3-5-2 është pika e referimit. Për ta marrë nga Soshoja u shpenzuan 4,5 milionë euro. Në krahë veprojnë Persin, Xhaneli dhe Burxho, megjithëse lojtari më në formë është Kolombini. Kapiten është Skiro, i vitlindjes 2000. Ndërsa dy inkursionistët e mesfushës janë Skuicato dhe Njoto, të cilët mund të luajnë edhe si sulmues të dytë falë nuhatjes së spikatur për gol.

Related posts

ABAZAJ RIKTHEHET NË FUSHË / Asist në miqësore me Anderlecht (VIDEO)

Isa.Autor

“Il Messaggero”: Me Strakoshën Lazio të garantuar edhe për 10 vite portën

Q.Autor

Salah me super gol për Egjiptin. Ronaldo shpëton nderin e Portogalisë në fund

Sadik.Autor

Leave a Comment