Champions League Futboll Sport

Alisson thumbon Barçën: I dhamë leksion futbolli, ndeshjen e parë ishin me fat

Portieri i Romës, Alisson Becker, u rikthye të flasë edhe një herë për fitoren e arritur kundër Barcelonës në ndeshjen e dytë çerekfinale të Champions League, një takim që padyshim do të mbetet gjatë në memorien e të gjithëve : “I dhamë një leksion të vërtetë futbolli Barcelonës. Ishte një natë historike për klubin tonë” komentoi për televizionin brazilian Sport. Më pas gardiani verdhekuq pranoi se ndihet shumë krenar që ishte pjesë e gjithë kësaj: “Qyteti vazhdon ende të festojë. E kam parë edhe një herë tjetër ndeshjen në të njëjtën natë dhe nuk më zuri gjumi deri në 5 të mëngjesit.”

Alisson zbuloi se përgatitja për ndeshjen e kthimit nuk ishte aspak e lëhtë, sidomos pas humbjes 4-1 në ndeshjen e parë në “Camp Nou”: “E pamë ndeshjen dhe më pas kuptuam që përmbysja ishte mëse e mundshme. Diferenca e vetme që kishin ndaj nesh ishte prania e Lionel Messit. E dinim që duhet të luanim në nivelet më të larta. I lejuam të luanin pak më shumë në ndeshjen e parë, por ishte diçka normale, pasi ata luanin në shtëpinë e tyre. Edhe pse në realitet nuk e meritonim të humbisnim me shifrat 4-1.”

Për të vazhduar komentin e tij për ndeshjen e parë në “Camp Nou” kundër Barcelonës, Becker thekson: “Kishim fat të keq, me dy autogolat e shënuar në portën tonë. Gjithsesi ne besonim se mund ta ndryshonim fatin e kualifikimit në ndeshjen e dytë. Barcelona nuk kishte asnjë rast të shënonte në “Olimpico”, ndërsa ne kishim disa mundësi dhe mund të shënonim me shumë se 3 gola. Ishte një arritje e jashtëzakonshme për ne, për klubin dhe tifozët të arrinim kualifikimin” përfundoi deklaratën e tij 25-vjeçari i Romës, me klubin verdhekuq që në fazën gjysmëfinale do të përballet me Liverpool.

Related posts

PRAPASKENA/ PSG refuzoi 160 milionë paund për MBAPPE nga gjigantët ANGLEZ

Isa.Autor

​Coutinho nuk udhëton me Liverpoolin në Dubai, kalimi i tij në Barcelonë afër kompletimit

Q.Autor

BOTËRORI 2022/ Kroacia mposht Sllovakinë falë golit të Brozovic

Delo.autor

Leave a Comment