Futboll Sport

Guri favorit për Këpucën e Artë, në Kukës ‘fërkojnë duart’

Shpërthimi i Gurit ka ardhur pas largimit të Elis Bakajt, pasi zhvendosja e tij në majën e sulmit ka rezultuar deçizive. 10 nga 18 golat e fundit të Kukësit në Kupë dhe kampionat janë shënuar nga sulmuesi shkodran, i cili rezulton njeriu gol, jo vetëm për kampionët, por deri më tani edhe i kampionatit. Plot 11 herë 24-vjeçari ka shënuar golin e parë të takimit, ndërkohë që këtë sezon regjistron dy dygolësha dhe një 3-golësh.

Jo më kot sulmuesi i Kukësit ka tërhequr vëmendjen e shumë menaxherëve, teksa në zyrat e klubit ofertat për të nuk mungojnë. Presidenti Safet Gjici është i vetëdijshëm për thesarin që ka në dispozicion dhe pret ofertën më të mirë për të dhe lojtarin në mënyrë që të zyrtarizojë gjithçka. Për Gurin kanë shfaqur interes klube të futbollit elitar në Europë, ndërsa trajneri Peter Pacult shpreson që numri 9 të vijojë deri në fund me këtë ritëm.

Në Korçë kampionët u sollën si të tillë, refuzuan të dorëzonin ‘fronin e mbretit’, duke zgjatur për më tej çështjen e titullit, me Sindritin që zgjodhi pikërisht këtë duel të rëndësishëm, për të shfaqur për të disatën herë klasin e tij.

Related posts

MANCHESTER CITY-TOTTENHAM/ Të dyja skuadrat masin forcat në “Etihad Stadium” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Alisson i lumtur me interesimin e Madridit

Q.Autor

ZYRTARE/ E konfirmon edhe klubi, Skënder Gega trajneri i ri i Kukësit. Ja kur do të prezantohet…

Delo.autor

Leave a Comment