Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Tirana-Flamurtari. Rezultati 2-0

Është duke u luajtur në “Selman Stërmasi” ndeshja mes Tiranës dhe Flamurtarit, e vlefshme për javën e 16-të në Kategorinë Superiore.

Objektivi i bardhebluve për këtë sezon është fitimi i titullit kampion, dhe për këtë arsye do të hynë në ndeshjen e sotme vetëm për të marrë tre pikët.

Tirana vjen në këtë ndeshje me moralin e lartë, kjo edhe për shkak të fitores që ata korrën në derbi ndaj Partizanit në fundjavë. Nga ana tjetër, Flamurtari ndodhet në një situatë shumë të vështirë, ku janë në nevojë emergjente për pikë.

 

FT| TIRANA-FLAMURTARI 2-0

Batha 65′, Torasa 74′  

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi! 

90′ Akordohen 4 minuta shtesë!

86′ Tjetër zëvendësim te Tirana, largohet nga fusha Batha, vendin e tij e zë Imami!

83′ Zëvendësim te Tirana, largohet Kale, vendin e tij e zë Ismajlgeci.

80′ Zëvendësim te Flamurtari, largohet Jurgen Vatnikaj, vendin e tij e zë Kreshpa!

79′ Tjetër mundësi shënimi për Tiranën me të riun Beshiraj, por gjuajtja e tij nga jashtë zonës, përfundon ngjitur me shtyllën!

74′ GOOOOL TIRANA 2-0/ Bardheblutë dyfishojnë rezultatin me anë të Torasës, i cili me një goditje fluturimthi nga brenda zonës, pas një harkimi të Kale, ka mposhtur portierin Moçka, duke hipotekuar fitoren! 

72′ Flamurtari kryen zëvendësimin e dytë, largohet nga fusha Sukaj, vendin e tij e zë Haruni.

68′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Pjeshka!

67′ Mundësi mjaft e mirë për Flamurtarin me Ardit Hoxhajn, i cili depërton bukur nga e majta, duke i shpëtuar mbulimit të mbrojtjes, por në momentin e fundit ndalet nga portieri Lika.

65′ GOOOOL TIRANA 1-0/ Batha tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe zhbllokon sfidën! 

72′ Flamurtari kryen zëvendësimin e dytë, largohet nga fusha Sukaj, vendin e tij e zë Haruni.

68′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Pjeshka!

67′ Mundësi mjaft e mirë për Flamurtarin me Ardit Hoxhajn, i cili depërton bukur nga e majta, duke i shpëtuar mbulimit të mbrojtjes, por në momentin e fundit ndalet nga portieri Lika.

65′ GOOOOL TIRANA 1-0/ Batha tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe zhbllokon sfidën! 

64′ Penallti për skuadrën e Tiranës, pas rrëzimit të futbollistit Torasa. Protestojnë vlonjatët, ku më së shumti bien në sy protestat e ashpra të Andi Ribajt!

62′ Zëvendësim te Tirana, largohet Grent Halili, vendin e tij e zë i riu Beshiraj.

60′ Ndëshkohet me karton të verdhë Goxhaj, për faull në mesfushë!

59′ Për pak sa nuk realizon Flamurtari me Andi Ribaj, por sulmuesi nuk koordinohet siç duhet brenda zonës!

57′ Zëvendësim te Flamurtari, largohet nga fusha e lojës Deliaj, vendin e tij e zë Jurgen Vrapi.

50′ Pranë golit Tirana. Pas një harkimi nga e djathta e Dokës, Muçi provon me kokë në afërsi të pikës së penalltisë, por topi shkon jashtë kuadratit!

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Provon edhe Albi Doka, me një gjuajtje nga distanca, por topi shkon ngjitur me shtyllën!

41’ Krosim një zonë për Muçin i cili depërton bukur dhe provon portën por ndal Moçka teksa më pas jepet edhe pozicion jashtë loje.

34′ Tjetër gjuajtje në kuadrat nga ana e Kale, por sërish në pozicion gardiani Moçka!

33′ Rapaj është i ndëshkuari i parë me kartonë të verdhë!

32′ Drithërima në portën e Ilion Likës. Pranë golit vlonjatët me anë të Sukajt, i cili nuk arrin ta shtyjë drejt rrjetës nga fare pranë topin e dhënë nga Ribaj!

30′ Bie disi rritmi i minutave të para, me skuadrat që qarkullojnë topin në mesfushë. Bardheblutë provojnë herë pas here të nisin sulme të rrezikshme, por pa sukses!

20′ Minuta mjaft të mira për kryqytetasit, të cilët avancojnë përpara në kërkim të golit!

16′ Kale lëshon të djathtën nga jashtë zonës, kontrollon pa probleme Moçka!

15′ Sukaj provon të befasojë me një gjuajtje nga mesi i fushës, por pa rrezikuar portën e Likës!

13′ Tjetër mundësi shënimi për Tiranë, me anë të Muçit, por edhe kësaj here, sulmuesi bardheblu ndalet nga Moçka!

10′ Rast i rrezikshëm për Flamurtarin, që provon me Pjeshkën, por gjuajtja e mbrojtësit me kokë, përfundon jashtë kuadratit.

3’ Mundësia e parë e mirë për Tiranën me anë Muçit që del i vetëm përballë Moçkës dhe provon parabolën por ndalet nga portieri vlonjat!

1′ Ka startuar sfida!

 

 

Related posts

PAS FITORES NDAJ BOLOGNAS/ Allegri: Ja çfarë do ndryshoj për sfidën ndaj Atleticos

Delo.autor

“SPIUNI I BARCELONËS”/ Koeman nxjerr jashtë projektit talentin e La Masia, ja destinacioni i mundshëm…

Delo.autor

E FUNDIT/ Disiplina i mbyll stadiumin Laçit, ja vendimet e plota

Delo.autor

Leave a Comment