Futboll Premier League Sport

Pep Guardiola: Ky është vendimi më i vështirë që kam marrë në karrierën time

Pep Guardiola ka thënë se lejimi i Joe Hart për t’u larguar nga Manchester City, ka qenë vendimi më i vështirë në karrierën e tij.
Trajneri spanjoll me të ardhur në krye të Manchester Cityt, kishte transferuar Claudio Bravon nga Barcelona për të larguar Joe Hart, që u transferua në Serie A te Torino, për t’u rikthyer në Premierligë te West Ham.

E pas përballjes me West Hamin në kuadër të xhiros së 36-të të Premierligës, Guardiola ka thënë se vendimi për ta larguar Hartin, ka qenë vendimi më i vështirë në karrierën e tij.

“Ishte vendimi më i vështirë që kam marrë ndonjëherë si trajner, sepse ai ishte një profesionist i pabesueshëm, dhe askush nuk ka dyshime për cilësitë e tij”, ka deklaruar Guardiola në përgjigjen për largimin e Hart nga City.

Related posts

FUTET NË “LUFTË” ME “ZIKALTËRIT”/ Juventus kërkon t’i “rrëmbejë” Contes lojtarin e preferuar…

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Lewandowski injoron rekordin e CR7, tregon si mundet Barcelona

Delo.autor

Vazhdojnë gabimet në fanella, kësaj radhe është lojtari i Egjiptit

Sadik.Autor

Leave a Comment