Champions League Futboll Sport

Hera e tretë që gjykon Realin këtë sezon, ja kush bën drejtësi në “Bernabeu”

Turku Cüneyt Çakir, 41 vjeç, do të bëjë drejtësi në gjysmëfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve, Real Madrid-Bayern Munich, e cila do të luhet të martën në mbrëmje, në “Bernabeu”. Interesant është fakti se ky gjyqtar do ta drejtojë për herë të tretë në këtë sezon skuadrën e Zinedine Zidane.

E para ishte në “Wembley”, kundër Tottenham (3-1), pastaj në stadiumin e Juventusit (0-3). Në Torino, pa shkuar më tej, ai pati një arbitrim të shkëlqyer dhe tregoi pse është një nga favoritët që të vërshëllejë edhe finalen e Kupës së Botës në Rusi.

Çakir është më i forti në nivelin e suksesit dhe atë disiplinor. Në tri, apo katër vitet e fundit, turku është në nivel të lartë dhe e kemi parë atë në një finale të Champions-it (viti 2015, ndërmjet Barçës dhe Juventusit).

Ai është një arbitër, i cili përdoret për të udhëhequr ndeshjet në mjedise shumë të pafavorshme. Çakir do të gjykojë ndeshjen e dhjetë të Real Madridit, i cili ka humbur vetëm dy herë me arbitër turk: ndeshja e lartpërmendur në Londër dhe gjysmëfinalja e kthimit, vitin e kaluar, kundër Atletico Madrid (2-1). “Los Blancos” kanë fituar gjashtë herë me këtë arbitër, përveç lojës së lartpërmendur, kundër Juventusit.

Related posts

SKANDALI I BASTEVE NË TURQI/ Pezullohen 102 futbollistë! Dy prej tyre luajnë me Galatasaray

F.autor

“The Best”/ Historia rrëqethëse, lojtari holandez nderohet me çmimin “Fair Play” (VIDEO)

Isa.Autor

SULMOHET NË FUSHË PORTIERI I AJAX/ “Lancersat” hakmerren pasi ndërpreu ndeshjen

Delo.autor

Leave a Comment