Futboll Premier League Sport

Klubi i Premier Ligës e shpall kosovarin si transferimin e vitit

Ende pa i mbushur një vit në Angli ka filluar shkëlqimin në kampionatin më të fortë në botë. Fjala është për mbrojtësin nga Kosova, Florent Hadergjonaj që ka befasuar të gjithë me paraqitjet e tij.

23-vjeçari iu bashkua Huddersfieldit si huazim nga Ingolstadt me mundësi blerje. Klubi anglez muaj më parë aktivizoi klauzolën për blerjen e lojtarit për pesë milionë euro. 26 ndeshje në kampionat dhe Kupa ka zhvilluar Florenti me fanellën e Huddersfieldit duke bërë dy asistime.

Në sondazhin e klubit për lojtarin e vitit Florenti në vitin e tij të parë është renditur si i treti pas Jonathan Hogg dhe mbrojtësit gjerman Christopher Schindler që doli i pari. Por në mbrëmjen e organizuar nga klubi ylli nga Kosova nuk mbeti pa fituar një çmim.

Ai është zgjedhur si lojtari i ri më i mirë i vitit nga tifozët e klubit. Ky nuk ishte çmimi i vetëm për ish-anëtarin e Young Boysit. Ai ka marrë edhe çmimin si blerja më e mirë nga presidenti David Taylor. Huddersfield ende nuk e ka siguruar mbijetesën dhe një gjë të tillë do të tentoj ta bëjë në dy javët e fundit në Ligën Premier.

Related posts

Ancelotti në prag zyrtarizimit te Napoli nis punën për të ofruar futbollistët e epokës së tij

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një asist nga Kessie, Messia ndëshkon Atletico Madrid (VIDEO)

Delo.autor

MERR FUND SAGA NEYMAR/ Ylli brazilian vendos për të ardhmen tek…

Delo.autor

Leave a Comment