Futboll Seria A Sport

Icardit i ka sosur durimi, ja çfarë thotë për të ardhmen…

Mauro Icardi shënoi sërish në javën e radhës të kampionatit italian. Në derbin ndaj Juventusit, ai ishte pikë referimi për zikaltrit, por e mbylli mbrëmjen në “San Siro” pothuajse i përlotur. Shkak u bë goli “in extremis” i bardhezinjve, që i dërgoi tri pikët te kryesuesit e Seria A.

Sulmuesi argjentinas e ka parë rrugën e golit në tri ndeshjet e fundit të Interit në Seria A, por këtë javë, kundër Juventusit, ndodhi diçka e zakonshme. Deri në minutën e 85-të, zikaltrit po e mposhtnin liderin bardhezi, edhe pse me një lojtar më pak në fushë, pas dëbimit me të kuqe të Matias Vecino.

Trajneri Spalletti vendosi të shpëtojë rezultatin, duke hequr sulmuesin argjentinas nga loja dhe futur Santon si një zëvendësues të qartë mbrojtës. Në vetëm 4 minuta, Juve përmbysi gjithçka dhe përfundoi duke marrë tri pikët, që mund të jenë vendimtare për fitimin e “Scudetto”.

Por, në anën rrokullisëse të medaljes është Interi. Spalletti humbi një mundësi të artë për t’u konsoliduar plotësisht në luftën për zonën “Champions”, duke u distancuar me tri pikë të tjera karshi Lazios dhe Romës.

Me vetëm tri lojëra të mbetura për t’u luajtur, diferenca prej 4 pikësh, për të qenë në konkurrencë më të lartë europiane të klubeve, paralajmërohet një vit tjetër i Interit, pa qenë në Champions, diçka që definitivisht mund ta sosë durimin e Mauro Icardit, i cili ka regjistruar numrat më të mirë të karrierës së tij: 27 gola në 31 ndeshje të kampionatit italian.

Duke pasur me vete këtë rritje, falë së cilës ende shpreson të jetë në “Rusia 2018”, Icardi mund ta përdorë “posterin” e mirë për të gjetur një zgjidhje tjetër në përfundim të këtij sezoni. Imazhi i tij në stol, me lot në sy, pas përmbysjes së Juventusit, parasheh më të keqen. E ardhmja e tij mund të jetë kryelajm në muajt e ardhshëm, nuk do të mungojnë ofertat…

Related posts

SUPERIORE/ Tirana dhe Kukësi marshojnë, ndizet lufta për podiumin. Ja si ndryshon situata pas javës së 11…

Delo.autor

Ausilio për Rafinhën: Besojmë shumë, por duhet kohë

Q.Autor

KRITIKON ASHPËR RONALDON/ Ish-mbrojtësi i Juventus: Është injorant, ka dy vite në Itali dhe…

Delo.autor

Leave a Comment