Champions League Futboll Sport

Heynckes lajmëron hakmarrjen kundër Real Madridit në Ligën e Kamapionëve

Jupp Heynckes është kthyer që të flasë për mediat pas humbjes që Bayern Munich pësoi në “Allianz Arena” ndaj Real Madridit për llogari të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Champions League. Bayern nesër do të ndeshet kundër Eintracht Frankfurt për llogari të ndeshjeve të mbetura të kampionatit gjerman, ndërsa në qendër të vëmendjen për teknikun bavarez është humbja ndaj spanjollëve.

“Prej vitesh unë kam qenë përherë fitimtar kundër Real Madridit, por ndeshja e fundit mund ta mohojë këtë”, tha Heynckes fillimisht. “Vijoj që të kem kontakte me shumë njerëz të klubi i Real Madridit, ata janë përherë shumë mikpritës dhe, kur shkoj në Spanjës është gjithnjë diçka e veçantë për mua”.

“Nuk mund të bëj ndarje, por një gjë është mjaft e qartë: …nëse Lewandowski do të shënonte golin pas kromimit nga Tolisso, performanca e tij do të vlerësohej shumë më ndryshe. Osë në rast se do të godiste me kokë në gjysmën e parë të ndeshjes”, tha Heynckes, i cili vijoi: “Për Ronaldo-n, të gjithë shkruanin se ai u duk si një portier, dhe sa kontakte ka pasur? Kam biseduar me Robertin për një kohë të gjatë dhe shpresoj që ai ta japë përgjigjen në fushë të martën. Duhet që të japë përgjigje të përshtatshme dhe të shfrytëzojë shanset”.

“Meritan Shabani, Niklas Dorsch dhe Lars Luka May, të cilët festuan debutimin e tyre në Bundesliga 1 kundër Hanover-it, do të qëndrojnë në skuadër edhe kundër Frankfurt-it. Gjithashtu mund të të ketë një lojtar të katërt të moshës së vogël”, njoftoi Heynckes.

Heynckes nuk ka lënë pa komentuar edhe trajnerin e ri të Bayern-it, Niko Kovaç, ku për kroatin ka treguar se gëzon respektin maksimal dhe dëshiron që ai të bëjë punë të mirë me skuadrën e tij. “Fakti që ne do të takohemi përsëri në ndeshje finale, është sigurisht diçka e veçantë, por me Niko Kovaç nuk kam frikë. Ai është një trajner i ri, nga i cili unë shpresoj që ai të bëjë një punë të mirë këtu sezonin e ardhshëm”.

Related posts

PUBLIKOHET AXHENDA/ Ja kur do të luhen sfidat e javës së 28-të të Kategorisë Superiore…

Delo.autor

Ardian MEMA dorëzohet: S’kam çfarë them, do të vendos më vonë për lojtarët titullarë

Isa.Autor

PLAS NË PREMIER/ “Çmendet” Pepe, godet me kokë Alioskin dhe lë “Topçinjtë” me 10 lojtarë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment