Champions League Futboll Sport

Heynckes zbulon “armën” sekrete, tregon se mund ta mposhtë Real-in me 1 lojtar

Ndeshja – “Mendoj se çdo klub në Champions League ka filozofinë dhe traditën e tij si klub. Ndeshja kundër Juventusit tregoi se Real Madrid-it është një ekip kompakt. Ata e dinë se nesër do të jetë ndeshja e vitit për ta dhe trajneri Zidane e di mjaft mirë këta. Ndeshja kundër Juventusit nuk mund të merret si shembull”.
Gjyqtari – “Nuk e di sa i aftë është ai, por shpresoj që gjyqtari të jetë i rregullt dhe korrekt. Nuk pres asgjë tjetër nga ai. Duhet të jenë lojtarët që të vendosin ndeshjen jo gjyqtari”.
Kritikat për Lewandowski – “Kur një gazetar apo një specialist thotë diçka të gjithë gazetarët e marrin shabllon. Kemi shumë sulmuesë të mirë në Bundesliga. Të gjithë kanë periudha që mund të kritikohen. Çdo sulmues duhet të gjejë motivimin te vetja dhe të besojë në aftësitë e tij. Çdo sulmues ka uljet dhe ngritjet e veta, por mbani mend se Leva shënoi 4 gola kundër Real Madrid-it. Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë nesër. Çdo trajner ka strategji para ndeshjes. Nuk do të ndryshoj mënyrën se si unë punoj. Situata e sulmuesve të tjerë nuk ndryshon asgjë për Lewandowskin”.
Vidal  – “Vidali është një lojtar luan shumë fort dhe polivalent, pasi luan në disa pozicione. Këtë ka bërë dhe me Leverkusen-in këtë bën dhe tani me Bayern Munchen. Kudo që luan, ai ka gjithmonë të njëjtin motivim dhe sjellje. Kam keqardhje që nuk është, por të shpresojmë se do ta kemi në ndeshjet e tjera”, – përfundon trajneri gjerman.

Related posts

MILAN-LAZIO/ “Kuqezinjtë” kalojnë në avantazh, shënon Kessie 

Delo.autor

U PËRBALLËN PËR TROFEUN “JOHAN GASPER”/ Arsenal nis negociatat me “Katalanasit” për lojtarin…

Delo.autor

VLLAZNIA-TIRANA/ Të dyja ekipet do të përballen në “Loro Boriçi”, pritet të dhurojë spektakël (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment