Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Sarri lëshon alarmin: Tifozët mbështesin një ekip që nuk do të fitojë kurrë

Trajneri i Napolit Maurizio Sarro ka paralajmëruar se Serie A do të humbasë shumë tifozë, pasi ata bëjnë tifo për një ekip që nuk do të fitojë kurrë. Nuk është si Premier League.

Juventus është pranë titullit të shtatë radhazi pasi ka kaluar katër pikë përpara Napolit në renditje me tre ndeshje të mbetura.

Sarri është pyetur për polemikat në Inter-Juve, por ai nuk kërkoi t’i shtonte më shumë benzinë zjarrit.

“Duhet të fokusohemi te fusha e lojës dhe unë nuk dua të mendoj për asgjë tjetër,” shprehet trajneri.

“E vetmja shpresë në jetë është se fundi vjen për të gjithë, herët apo vonë, dominimi do të mbarojë.

“Më duhet të them se kur shoh Premier League dhe fituesit e ndryshëm vit për vit i bën të gjithë të kenë shpresa për sukses.

“Këtu në Itali është ndryshe. Rrezikojmë të humbasim shumë tifozë, pasi ata bëjnë tifo për një ekip që nuk ka për të fituar kurrë. Nëse varfërojmë sistemin, atëherë do të varfërohen edhe të pasurit…”

Related posts

Lojtarët e Man.City-it shijojnë pushimet, Guardiola takon pronarët

Q.Autor

DORTMUND-MAINZ/ Rikthehet talenti Haaland, “Verdhezinjtë” ndezin motorët

Delo.autor

JO VETËM CR7/ Por edhe Ronaldo Junior, Manchester United siguroi goditjen e dyfishtë nga “Bardhezinjtë”

Delo.autor

Leave a Comment