Boks Sport

Wilder: Dueli me Joshua do të ndodhë shumë shpejt

Boksieri amerikan Deontay Wilder, kampioni i botës në peshat e rënda në kategorinë WBC, ka deklaruar sot se dueli mes tij dhe kampionit tjetër të botës së këtsaj kategorie peshe Anthony Joshua (IBF, WBA dhe WBO) do të ndodhë shumë shpejt. Edhe pse bisedimet mes palëve kanë njohur një ngërç ditët e fundit, pas ofërtës prej 50 milionë dollarësh që Wilder i ofroi Joshua, boksieri amerikan beson se gjërat do të sqarohen shpejt.

Kjo sfidë do të ndodhë, kjo është e sigurtë. Nëse Joshua dhe ekipi i tij janë shumë të zgjuar, duhet të pranojnë ofertën dhe le të duelojmë sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh Wilder, 40 fitore dhe asnujë humbje në karrierën e tij. Problem është kërkesa prej 70 milionë dollarësh që ka kërkuar Joshua, një shumë që duket pak e lartë për Wilder, që shpreson që palët të bisedojnë sërish dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Eddie Hearn, menaxheri e promotori i Joshua, shtoi: “Pasi na dërguan një mesazh, kun a ofruan 50 milionë dollarë, në i kërkuam që të dërgojnë një draft-kontratë për ta parë dhe firmosur. Por Wilder replikoi duke thënë se fillimisht të pranojmë sfidën dhe më pas do të nisin kontratën. Kjo është pak e çuditshme dhe jo e drejtë”, tha Hearn.

Related posts

Dalipi: Nuk jam tradhtuar, sot fitoi Teuta

Sadik.Autor

Tare: Shqiptarët më kanë nderuar te Lacio, nuk janë ende kushtet të kthehem në Shqipëri

Sadik.Autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Inter dhe oferta e refuzuar për yllin Lukaku në merkaton e verës

Delo.autor

Leave a Comment