Futboll Sport

ANÇELOTI GATI SPASTRIMET TE REALI/ Italiani tenton të bindë mesfushorin e madrilenëve të rinovojë

Reali i Madridit u ka dhënë fund pushimeve dhe që nga dje, skuadra nën drejtimin e trajnerit Karlo Ançeloti ka nisur përgatitjet për sezonin e ri.

Tekniku italian i nis përgatitjet verore me një skuadër tërësisht të kompletuar, madje me më shumë lojtarë nga çfarë i duhen.

Do të jenë plot 27 lojtarë në shërbimin të trajnerit të Realit, i cili është tashmë përpara vendimeve të vështira, teksa nga klubi i është kërkuar skarcimi i disa prej tyre.

Nga lojtarët që janë aktualisht pjesë e Realit, tre prej tyre mund të largohen. Asensio, Sebajos dhe Mariano janë gati të gjejnë një klub të ri, ndonëse kanë dhe nga një vit kontratë me klubin.

Asensio dhe Mariano nuk kanë marrë oferta rinovimi, teksa vetëm Sebajosit i është propozuar një kontratë e re deri në vitin 2025. Joviç, nga ana tjetër, është i larguar.

Por në Madrid presin edhe largime të tjera dhe Ançeloti do të duhet të marrë vendime.

KROS – Ndërkaq, mediat spanjolle kanë bërë me dije se trajneri i Realit do të ketë një takim me mesfushorin Toni Kros. Sipas “Marca”, italiani do të tentojë të bindë Krosin të firmosë rinovimin e kontratës me klubin “Merengues”.

Kros është i vetmi nga lojtarët e Realit që ka refuzuar rinovimin, me kontratën që i mbaron në vitin 2023.

Related posts

“DUHET TË LUFTOJMË DERI NË FUND SEZONIT”/ Zidane i shkel syrin Mbappe: Nuk do të përfshihem fare në diskutimin nëse ai…

Delo.autor

MANCHESTER UNITED-ATALANTA/ Starton “Përbindëshi” Ronaldo nga minuta e parë në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“ËSHTË E VËSHTIRË TË ZGJEDHËSH…”/ Stoichkov përjashton Jorginho-n nga gara për “Topin e Artë”, por jo surprizën

Delo.autor

Leave a Comment