Bundesliga Futboll

Karriera “e bekuar” e Coman, 76 ndeshje për 6 tituj kampion!!

Bayern Munich ka fituar titullin e gjashtë radhazi dhe një grup i futbollistëve të tyre vazhdojnë të thyejnë rekorde. Klubi më i pasuar, më i fuqishëm, me më shumë trofe, vazhdon të dominojë kampionatin gjerman që nga viti 2012.

Ndryshojnë trajnerët, nga Heynckes te Heynckes, duke kaluar nga Guardiola e Ancelotti, por në Bundesliga nuk ka asnjë konkurrencë, ndërsa në Champions bavarezët e kanë të vështirë të bëjnë ligjin, edhe pse këtë herë janë shumë pranë gjysmëfinales dhe mbajnë të freskët kujtimin e “tripletës” në vitin 2013.

Disa futbollistë të Bayern nuk po gjejnë më vend për të vendosur trofetë, por mbi të gjithë, dy prej tyre janë abonuar me titullin. Njëri është prej tyre është Arturo Vidal, që duke konsideruar edhe katër kampionatet e fituese me Juventus nga viti 2011 në vitin 2015, ka arritur kuotën e shtatë kampionateve kombëtare radhazi dhe tanimë kiliani është futbollistë që ka fituar më shumë në të gjithë historinë.

Vidal është 31 vjeç dhe mund të jetë normale të ketë fituar kaq shumë, por bën shumë përshtypje palmaresi i Kingsley Coman.

Sulmuesi i ri francez, që do të mbushë 22 vjeç në qershor, ka në raftin e trofeve të tij plot 14 tituj, mes të cilëve shtatë janë kampionate. Kurioziteti është që ai ka triumfuar në Ligue 1, Serie A dhe Bundesliga, për gjashtë vite me radhë.

Në të vërtetë në tre nga këto gjashtë kampionate thuajse nuk ka kontribuar aspak. Ai luajti vetëm tre ndeshje me PSG në sezonin 2012-13 dhe në sezonin 2013-14, ndërsa luajti vetëm një ndeshje kundër Udinese, në Serie A 2015-16, pak ditë para transferimit te Bayern.

Pikërisht ato pesë minuta që i dha Allegri i dhanë mundësinë Coman që në atë sezon të fitonte dy tituj, në Itali e Gjermani, ku luajti 22 ndeshje.

Bilanci total është 79 ndeshje në karrierë dhe 6 tituj kampion. Pak lodhje, shumë rezultat dhe më pas festë titulli…

Related posts

Malcom gati të largohet nga Bordeaux për ekipin e ëndrrave

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Mourinho kërkon dy yje të Realit në këmbim të një 22-vjeçari

Isa.Autor

Torassa bëhet nostalgjikë për Partizanin, a po mendon rikthimin në Superligë

Q.Autor

Leave a Comment