MMA Sport

Holloway gati për rikthimin, synon duelin me Ortega në UFC-226

Pasi u tërhoq nga dy evente radhazi të UFC-së, fillimisht nga UFC-222 për shkak të një dëmtimi dhe më pas si zëvendësues nga UFC-223 (nuk u lejua nga mjekët), kampioni i botës në peshën “featherweight” (pesha pupël) Max Holloway shënjestron një tjetër event të madh për t’u rikthyer në kafaz. Kampioni amerikan ka bërë me dije se është gati të rikthehet në oktagon në eventin e UFC-226, që zhvillohet më 7  korrik, në Las Vegas.

Pasi nuk u lejua të duelojë në UFC-223, pasi kishte probleme shëndetësore për shkak të uljes drastike të peshës, Holloway rrëfen mesazhin që mori nga Dana White, presidenti i UFC-së. “Dana më telefonoi dhe më falënderoi për impenjimin tim, për të dhënë maksimumin për të qenë në kafaz në atë event. Më konfirmoi se së shpejti do të ngjitem në kafaz poër të mbrojtur titullin kampion bote”, tha Holloway.

Kampioni amerikan konfirmon gjithashtu se synon që titullin ta mbrojë ndaj Brian Ortega. “Këtë gjë ia kam kërkuar UFC-së dhe kemi kohë që bisedojmë për këtë sfidë. Ata duan ta organizojnë në korrik, por unë jam gati edhe për t’u përvballur në qershor. Dana nuk më tha një datë të saktë se kur do të rikthehem, por qershori dhe korriku janë dy atat e mundshme. Shpresoj sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Max Holloway, që nuk duelon prej dhjetorit të vitit të kaluar, kur mposhti Jose Aldo.

Related posts

CHAMPIONS/ Gol spektakolar, Zenit-i ndëshkon Lazio-n. “Çmenden” tifozët (VIDEO)

Delo.autor

DËMTIMI HORROR/ Operohet Tolisso i Bayernit, ja sa pritet të mungojë francezi

Isa.Autor

POZICION JASHTË LOJE? Salah barazon gjithçka, gjyqtari i prish festën (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment