Futboll La Liga

Humbi ndjenjat në fushë, lojtari i Villareal rrëfen momentet e frikshme

Ndodh përsëri, por këtë herë, për fat, drama vetëm sa u prek. Pas vdekjes së Davide Astori-t dhe asaj që i ndodhi Thomas Rodriguez-it, lojtarit të Tours dhe Samba Diop të Le Havre, episode që kanë tronditur të apasionuarit ndaj futbollit dhe jo vetëm, edhe në ndeshjen mes Villareal dhe Athletic Bilbao ka pasur momente të panikut.

Pak minuta pas fërshëllimës se nisjes së ndeshjes, Pablo Fornals është rrëzuar përtokë pasi ka humbur ndjenjat, ku të pranishmit u frikësuan për më të keqen. Mesfushori nga Submarino Amarillo u ndihmua në fushë dhe pak minuta pasi la lojën, ai u rikthye me këmbët e tij.  Villareal më pas sqaroi se 22 vjeçari spanjoll është viktimë e një çrregullimi kardiovaskular.

Pothuajse 24 orë pasi ndodhi gjithçka, i riu ka dëshiruar që të qartësojë situatën e tij: “Unë isha i trullosur, ndjeva dobësi dhe më pas u zgjova në fushë. Është hera e katërt që më ndodh”, ka deklaruar Fornals nga spitali, ku më tej shtoi: “E njëjta gjë më ka ndodhur një muaj më parë. Më ka ndodhur edhe kur kam qenë në Malaga, por nuk i kam kushtuar shumë rëndësi. Kur më ndodhi muajin e shkuar, bëra analizat dhe pata mësuar shumë gjëra. Tani jam duke pritur ende, më pas do të flas me klubin”, thotë lojtari.

Related posts

Guardiola i dashuruar me De Bruyne/ Ai është futbollisti që i bën të gjitha…

Sadik.Autor

E ARDHMJA ËSHTË NË DYSHIM/ Kuman: Kupa shkon për… tifozët

Delo.autor

“INTERSPAC”/ Aksionarët VIP te Interi, zbulohet shuma e majme e mbledhur deri më tani

Delo.autor

Leave a Comment