Futboll Sport

RRËFEN PRAPASKENËN TALENTI ANGLEZ/ Ja pse vendosi të largohet nga Manchester City

Jadon Sancho po kalon momentin e tij më të mirë këtë sezon me Borussia Dortmund në Gjermani, aty ku ka arritur të shënojë 6 gola dhe të japë 9 asist. Ndërkohë që i ka shënuar një gol në Champions League edhe Atletico Madrid dhe dha asist në debutimin e tij me Anglinë ndaj SHBA-ve.

Talenti anglez ka zbuluar pse vendosi të largohet nga Manchester City dhe pse zgjodhi pikërisht të shkojë te Dortmund, duke marrë përsipër riskun e ndërrimit të kampionatit, duke qenë se për të kishte oferta nga Tottenahm dhe Arsenal.

Të gjithë thanë se unë kam shpërthyer në vitin 2018, dhe sinqerisht ashtu duket, theksoi ai për revistën FourFourTwo.

Ky ka qenë viti më i mirë në jetën time. Nëse do më thoshit një vit më parë se do isha këtu tani, do thosha se jeni i çmendur”, shtoi më tej 19-vjeçari, teksa më pas zbulon arsyet e lëvizjes së tij.

Pse Dortmund? Flet vetë: Të rinjtë aty iu jepet mundësi. Duhet ta falënderoj Dortmundin, sepse është e padëgjuar që një klub me 80 mijë tifozë në ndeshjet brenda t’i japë kaq shumë besim një të riu. Ishte çmenduri sa klube më kërkuan, kjo tregon se po bëj gjëra të mira, vijoi Sancho.

Si përfundim anglezi zbuloi: Ishte një rrezik i madh kalimi në Gjermani. Nuk më ishte garantuar se do të luaja, dhe unë duhet të provoja sa i mirë isha për t’u bërë pjesë e skuadrës. Unë e ndjeva se Dortmund ishte zgjedhja më e mirë për mua, thjesht e provova, më pëlqen të provoj gjëra të reja. Shumë njerëz më thanë se nuk do funksionojë, por unë nuk i dëgjova dhe iu them ja shikojeni si funksionon tani.”

Iu kujtojmë që Dortmund e mori për 8 milionë paund Sanchon nga Manchester City, edhe pse Pep Guardiola e konsideronte si një lojtar me të ardhme të madhe, por nuk kishte hapësirën e duhur për t’i dhënë minuta me një skuadër si City.

Related posts

18+/ Tifozët e FIFA18 zbulojnë uniformën e papërshtatshme për fëmijët

Q.Autor

TREGON BESIMIN QË KA TEK HAZARD/ Ancelotti: Do të jetë një armë më shumë për ne

Delo.autor

ELIMINIMI NGA CHAMPIONS/ Legjenda e Inter akuzon Conten: Të stërvitësh këmbët është mirë, por…

Delo.autor

Leave a Comment