Bundesliga Futboll Sport

I pafat sulmuesi gjerman, i shuhet ëndrra për të marrë pjesë në Botëror

Sulmuesi i Borussia Mönchengladbach, Lars Stindl ka mbyllur sezonin përpara kohe pas një dëmtimi të kyçit në ndeshjen e javës 32-të kundër Schalke. Ëndrra e tij për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror me Gjermaninë është shuar përfundimisht. Sulmuesi 29-vjeçar u përplas me Thilo Kehrer të Schalke 04 në minutën e 35-të gjatë barazimit 1-1 të shtunën dhe u largua menjëherë nga fusha.

Më pas u konfirmua se ai kishte pësuar një dëmtim të rënd në kyçin e këmbës së majtë dhe kërkon një operacion, që do të thotë se ai do të qëndrojë jashtë fushave për tre muaj. “Të pësosh një dëmtim të tillë në këtë pikë të sezonit është me të vërtetë e vështirë”, tha Stindl. “Para së gjithash nuk mund ta ndihmoj ekipin për t’u pozicionuar në vendet e para në klasifikim dhe së dyti është një pilulë e hidhur për të gëlltitur ëndrrën time për të shkuar në Kupën e Botës”.

 

Pavarësisht kontributit modest me gjashtë gola ​​në 31 paraqitjet në Bundesliga këtë sezon, kapiteni i Borussia ishte grumbulluar kohët e fundit nga kombëtarja e Gjermanisë dhe kishte besim se do të zgjedhej në skuadrën e 23-lojtarëve nga trajneri Joachim Löw për Kupën e Botës në Rusi. Ish-sulmuesi i Karlsruhe dhe Hannover mori thirrjen e tij të parë në ekipin kombëtar në qershor të vitit 2017 pas një sezoni që shënoi 18 gola dhe dha nëntë asiste në 44 paraqitje në të gjitha garat. Ai më pas u impresionua shumë kur mori ftesën për të qenë pjesë në skuadër për Kupën e Konfederatave të FIFA-s në Rusi në vitin 2017, ku shënoi tre gola të tjerat, ndërsa Gjermania fitoi trofeun. Ai ka shënuar gjithsej katër gola në 11 paraqitje për vendin e tij, goli i tij më i fundit ishte në një barazim 2-2 në miqësoren me Francën në nëntor.

Related posts

“Ju nga GJAKOVA jeni të frikshëm”/ CANA tregon se si u TREMB Etrit BERISHA pasi e preku padashje në…

Isa.Autor

“THE BEST”/ Kontradiktat e çuditshme në votat për SALAH dhe DE GEA

Isa.Autor

“EKIPI KA TREGUAR KARAKTER ME KËTË NDESHJE”/ Trajneri Egbo: “Selman Stërmasi” është shtëpia, por…

Delo.autor

Leave a Comment