Futboll La Liga

Real Madrid i “fiksuar” me Neymar, jep ofertën e paimagjinueshme për brazilianin

Duket se Neymar Jr po shndërrohet në një ‘fiksim’ për ekipin e Real Madrid. Sipas The Sun madrilenët po përgatisin një superofertë që kap shifrën e 350 milionë eurove për të shkëputur brazilianin nga PSG. Sulmuesi kërkohet me ngulm nga kampionët e Europes pasi edhe Cristiano Ronaldo duket se është shumë pranë largimit nga ‘Santiago Bernabeu’.

25-vjeçari ka një klauzolë në kontratë që e lejon atë të largohet për 300 milionë euro pas datës 1 shtator, por në ato momente do jetë e përfunduar merkato. Për këtë arsye ‘galacticos’ do përpiqen me çdo lloj mënyre që të bindin parizienët dhe Neymar që të transferohet në Madrid gjatë verës.

Related posts

Juventus mbetet me pikë të plota, por RONALDO po kthehet në një problem (VIDEO)

Isa.Autor

Merkato/ Isco largohet nga Reali për të luajtur me këtë ekip

Q.Autor

Luhet në “Selman Stërmasi”, Vllaznia më këmbëngulëse ndaj Partizanit (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment