Futboll Seria A Sport

Juventus bën gati 13 milionë euro për mbrojtësin e United

Juventus ka përgatitur një ofertë për mbrojtësin e Manchester United, Matteo Darmian, teksa kanë vendosur ta marrë mbrojtësin gjatë merkatos së verës.

Darmian ka qenë në radarin e Juventus prej më shumë se një viti, duke qenë se ata kane nevojë për një mbrojtës të djathtë, ndërsa ai nuk po gjen shumë hapësirë te skuadra e Jose Mourinho.

Përfaqësuesit e Darmian kanë qenë në Torino për të biseduar me drejtuesit bardhezinj dhe për italianin përgatitet një rikthim në qytetin ku u bë i famshëm me fanellën Granda.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Juventus do të ofrojë 13 milionë euro për Darmian.

Related posts

LIVE/ Laçi-Kamza: Shkëndijat e para në portën e kurbinasve, Bonani pranë golit (VIDEO)

Isa.Autor

ABSURDE/ Portieri përplaset me shtyllën dhe HUMB NDJENJAT, kundërshtarët FESTOJNË (VIDEO)

Isa.Autor

ÇËSHTJA E “ZYRTARIZIMIT”/ “Tradhtia” për Dinamon tërbon Tiranën, klubi bardheblu hedh në gjyq Devollin

Delo.autor

Leave a Comment