Futboll Sport

Igli Tare fiton çmimin “Scouting Leader”

Tjetër vlerësim për Igli Taren në Itali. Drejtori sportiv i Lazios, është nderuar me çmimin “Scouting Leader” nga “Football Leader 2018”, për aftësitë dhe intuitën e tij në zbulimin dhe nënshkrimim me talentet e futbollit, që kanë spikatur me Lazion, duke ndihmuar bardhekaltrit të fitojnë trofe të rëndësishëm.

Keita, Milinkovic Savic, Felipe Anderson, Luis Alberto e De Vrij janë vetëm disa nga zbulimet e Igli Tares, që la pas në këtë çmim emra të rëndësishëm si Marino, Ausilio, Carnevale, Corvino e Giuntoli.

Krahas Tares u vlerësua edhe trajneri Marco Gianpaolo me çmimin “Pankina e Duhur” me motivacionin “trajner i dalluar për selljen “fair play”, duke qenë shembull edhe për futbollistët e tij.”

Tares dhe Gianpaolos do t’u dorëzohen çmimet në ceremoninë e posaçme të “Football Leader 2018”, që do të zhvillohet me 28 maj në Napoli. /SS/

Related posts

RIKTHEHEN TEK FITORJA/ Të besuarit e Solarit mposhtin Levanten dhe mban vendin e tretë

Delo.autor

KRISTAL i “turbullt” në Belgjikë/ Anderleht humbet durimin për ABAZAJN, pritet që të…

Isa.Autor

SENSUALE DHE MAHNITËSE/ Barbara Fumagalli, “trofeu” më i rëndësishëm i pilotit italian (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment