Futboll La Liga Sport

INIESTA MODEST/ “Falë Messit jemi klubi më i mirë në botë”

​Andres Iniesta ka konfirmuar se do të largohet nga Barcelona pas 22 vjetësh karriere me klubin.
33-vjeçari në një konferencë për media njoftoi largimin nga Barça, me të cilën deri më tani ka fituar 31 trofe, teksa është afër të 32-it, atë të Kampionatit të Spanjës, ku Barça ka nevojë vetëm edhe për një pikë që matematikisht të rikthejë titullin në Barcelonë.

Iniesta iu bashkua Barcelonës si 12-vjeçar në vitin 1996 dhe ka qenë e të gjitha grupmoshave të akademisë së famshme La Masia, para se të kalonte në ekipin e parë gjatë sezonit 2002/03.

Që atëherë, Barcelona ka qenë shembull dhe ka fituar trofe të shumtë, dy herë tripletën.

Sipas Andres Iniestas, gjitha meritat për këtë epokë për t’u mbajtur mend të Barçës, duhet të shkojnë për Lionel Messin.

“Ka qenë një nder dhe privilegj që të luaj me Messin dhe të ndaj momente magjike. Nuk ka një tjetër si ai”, tha Iniesta.

“Gjithmonë kam thënë se Leo është njeriu kryesor që ky ekip ka triumfuar kaq shumë dhe për mua të jem këtu me të dhe të shpenzoj kaq shumë kohë përkrah tij, ka qenë nder i veçantë”.

Related posts

E PABESUESHME/ McLaren i Ayrton Sennës shitet për 4.2 milionë euro…

Sadik.Autor

Eleminimi i Lionel Mesit, flet shoku i tij Luis Suarez

Sadik.Autor

FITORJA NDAJ MAN UNITED/ Pas 2 golave të shënuar Shaqiri u shpall…

Isa.Autor

Leave a Comment