Futboll Premier League Sport

E PARITUR/ “Djajtë” janë të detyruar të shesin një “yll” në janar, por nuk është POGBA…

Manchester United synon të largojë Alexis Sanchez gjatë merkatos së janarit, sipas asaj që bën të ditur shtypi britanik. Kiliani u dërgua në tribunë në ndeshjen e fundit kur “djajtë” u mposhtën 3-1 nga West Ham.

Jose Mourinho tha se kjo kishte qenë një zgjidhe taktike, kësisoj duket qartë se marrëdhënia e trajnerit të Manchester me sulmuesin ka arritur pikën më të ulët dhe shumë shpejt do të kemi një divorc.

Sanchez nuk shënon që nga muaji prill, pavarësisht se 29-vjeçari është futbollisti më i paguar në Premier League, ku merr 25 milionë euro në sezon, kur u transferua nga Arsenal te United në verën e kaluar.

“Më parë dëgjoja duhet të luajë Martial, Martial dhe Martial. Tani po dëgjoj Sanchez, Sanchez, Sanchez. Mendova t’i jap një shans Anthony dhe nuk mund të ketë vend për të dy,” – tha Mourinho.

Sanchez, që ka një kontratë deri në vitin 2022 me Manchester, është kërkuar nga City dhe Bayern para se të shkonte te United në janar. Tani “djajve” i duhet të gjejnë blerës patjetër.

Related posts

MIQËSORE/ Vendos goli i Emiljano Vilës, Teuta triumfon ndaj skuadrës maqedonase

Delo.autor

Van Gaal: Refuzova Belgjikën që t’i “rruaja paratë” Manchester United

Q.Autor

PIOLIT I NEVOJITEN MUSKUJT NË MES/ Maldini gati t’i dhurojë mesfushorin e talentuar nigerian

F.autor

Leave a Comment